BE përshëndet tryezën e Topit: Bllokimet të kalohen për interesat e vendit

Bruksel, 11 shkurt, NOA Bashkimi Evropian mirëpret nismën
e ndërmarrë nga presidenti Topi për të zhvilluar një takim me kryeministrin
Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Rama, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike
në vend.
Ky
është qëndrimi që ka mbajtur Presidenca e BE-së lidhur me tryezën e pritshme të
krerëve të politikës shqiptare për të zgjidhur ngërçin e krijuar prej muajsh.
Bashkimi
Evropian rikonfirmon perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe inkurajon këto
veprime për të siguruar se ajo mund të marrë hapa të mëtejshëm në këtë proces.
Në
këtë kontekst, bllokimet e tanishme duhet të tejkalohen nga udhëheqja politike
shqiptare, duke marrë parasysh të gjitha pasojat për interesat kolektive
kombëtare", citon ndër të tjera deklarata e Presidencës së Bashkimit
Evropian.
Ajo
bëhet dy ditë para se Topi të ulet në një tryezë të përbashkët me dy liderët
kundërshtarë politikë, Rama dhe Berisha, për ti dhënë fund krizës politike, me
qëllimin ecurinë e reformave në prag të liberalizimit të vizave dhe integrimit
të afërt të vendit drejt Bashkimit Evropian.
n.e/NOA