E Diel, 1 Nëntor 2026

BE po shkon drejt kushtit: Zgjedhjet, jo në dorën e qeverisë Berisha

Share

Lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, duket se ka marrë garanci në Bruksel se zgjedhjet e ardhshme nuk do administrohen nga qeveria Berisha. Kështu raporton e përditshmja Shqip, duke iu referuar burimeve të saj. Sipas saj, misioni i Ramës në Bruksel ka qenë neutralizimi i pushtetit të pakufizuar në duart e qeverisë Berisha. Se si do të arrihet kjo gjë, që qeveria të mos administrojë zgjedhjet, ende nuk dihet. Natyrisht nuk dihet as nëse Berisha do e pranojë këtë opsion. Gazeta shkruan se aleatët më të fuqishëm të Berishës në Europë kanë rënë, pasi në Francë e Belgjikë ka fituar e majta, ndërkohë që në Itali është larguar Berluskoni. Gazeta shton edhe faktin se në krye të Parlamentit Europian është tani Martin Schulz, një njeri që ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Berisha, duke thënë se ajo nuk ka mbështetjen e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›