E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja çeke politikës: Përmbyllni reformat

Të përshpejtohet procesi i përmbylljes së reformës zgjedhore. Këtë thirrje ka lëshuar në drejtim të politikës shqiptare ambasadorja e Çekisë e akredituar në Tiranë, Bronislava Tomášová. Nga qyteti i Korcës Tomášová theksoi se Shqipëria duhet tu përmbahet dhe zbatojë prioritetet e BE për integrimin në familjen europiane, duke filluar nga përmbyllja e reformës zgjedhore.
 

“Dialogu mes forcave politike duhet të vazhdojë dhe të thellohet. Dialogu mes palëve është me rëndësi për integrimin në BE. Shqipëria duhet të zbatojë prioritetet për integrimin në BE. Shqipëria duhet të përmbyllë së pari reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar. Jemi optimistë që reforma zgjedhore do të ecë siç duhet” tha Tomášová.
 

Ambasadorja çeke ka folur dhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, të cilin e vlerësoi në përputhje me Kushtetutën e vendit, por që mund të ishte bërë dhe më mirë.
 

“Ndoqëm procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me rëndësi është fakti që procesi ishte në përputhje me Kushtetutën. Procesi për zgjidhjen e Presidentit mund të ishte më i mirë” u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›