E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfarth, vizita e parë për Nishanin si president: Ka qenë ministër i shkëlqyer

Share

Ambasadori i OSBE-së, Eugent Volfarth, është zyrtari i parë që takohet me presidentin e sapozgjedhur, Bujar Nishani.

Duke falenderuar ambasadorin Volfarth për mesazhin e tij inkurajues pas zgjedhjes si President i Republikës, Nishani solli në vëmendje bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh të mëparshëm me OSBE-në kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, thuhet në një njoftim për këtë takim.

Suksesi i bashkëpunimit tonë ka qenë i bazuar së pari në përcaktimin e prioriteteve për reformat që duhet të ndërmerreshin dhe së dyti në vendosjen e bashkëpunimit në terma konkretë. Bashkëpunimi ynë ka sjellë rezultate dhe përfitime konkrete. Besoj fuqimisht se do të kemi të njëjtin nivel bashkëpunimi me OSBE edhe gjatë mandatit tim si President i Republikës, theksoi Nishani.

Ndërsa Volfarth shprehu edhe njëherë përgëzimet për zgjedhjen e z. Nishani në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, si dhe besimin se bashkëpunimi i mëparshëm me institucionet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme nën drejtimin e Nishanit përbën një bazë të shkëlqyer për të vijuar me sukses bashkëpunimin edhe me institucionin e Presidentit të Republikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›