Arvizu: Ju mund të bëni ndryshimin në këtë vend. Reagoni ndaj padrejtësive
Ambasadori amerikan ka mbajtur një fjalim ndërgjegjësues në nismën Vepro Tani të ambasadës amerikane në Tiranë. Sipas ambasadorit amerikan, shqiptarët mund të bëjnë ndryshimin e këtij vendi.
Arvizu kërkoi që shqiptarët të veprojnë tani për të kërkuar përgjigjet e problemeve të tyre:
Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ nuk lejoi referendumin për plehrat kur u mblodhën firmat. Pse u betonizua Saranda, pse nuk vazhdon ndryshimi turistik në Gjirokastër? Pse u vra Maria në Dukagjin, ndërkohë që gjakmarrja nuk duhet të ketë vend në këtë shekull?
Ju po thoni i shkreti zoti Arvizu ndoshta e ka për mirë, por në Shqipëri gjërat janë ndryshe, nuk mendoj se duhet të jetë kështu, sepse për mua dhe të gjithë njerëzit Shqipëria është e bukur. Ju jeni njëlloj me të gjithë njerëzit në botë. Është koha që të ndërmerren hapa të rëndësishëm që ëndrrat të bëhen realitet. Le të fillojmë me një hap të pare, tha Arvizu.
Në këndvështrimin tim, Shqipëria ka bërë përparim dhe gjithsecili prej jush duhet të ndjehet krenar. Por është e drejtë e përshtatshme të pyes; A po shkon vendi juaj në drejtimin e duhur? Jam goditur nga një koment i bërë në një takim me kongresmenë ku u tha se hapësira ku vepron shoqëria civile në Shqipëri është zvogëluar. Dhe kjo me shqetësoi shumë. Përgjigja është, ti jepet hapësirë shoqërisë civile, të dëgjohet ajo që njerëzit kanë për të thënë.
Sipas Arvizu kjo nismë është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit.
Më anë të një video-konference, nismën e përshëndeti dhe shqiptari i shquar shqiptar Ismail Kadare. Ai vlerësoi nismën, por u shpreh i shqetësuar për kulturën e dobët të nxënësve shqiptarë.
Shumë e vlefshme një ide e tillë për zgjidhjen e problemeve. Mendoj se një nga problemet aktuale të vendit është çështja e dekulturimit të vendit. Vihet re një dobësim i kulturimit të nxënësve në shkolla.
Qytetarët mund të ndërhyjnë në humbjen e besimit te drejtësia. Kjo nuk duhet të ndodhë. Është një katastrofë e vërtetë. Të krijohet bindja se drejtësia nuk funksionon, tha shkrimtari.
