E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë, Sigurimi dhe lapangjozët e demokracisë: Rrëfimi i PLOTE i Artan Hoxhës

Share

Nga Artan Hoxha

I. PIKENISJE NGA E TASHMJA

Dita e hënë, date 11 qershor 2012 me siguri qe do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese. Gjithçka qe ndodhi nga e diela ne mbrëmje me shpalljen e kandidaturës time nga liderët e mazhorances dhe kundërshtimi i saj nga lideri i opozitës e deri tek momenti i zgjedhjes se Bujar Nishanit ne postin e Presidentit te Republikës pas dorëheqjes time, ishin te gjitha ngjarje te rëndësishme qe do te ushqejnë kujtesën e kësaj dite por këto janë veçse dytësore. E hëna do me mbetet e pashlyeshme ne kujtese si dita e mësimit te madh qe pavarësisht dijes dhe bindjes personale nuk duhet neglizhuar çdo akuze, shpifje a baltosje. Ky ishte i vetmi gabim i imi dhe i vetmi qe gaboi isha unë. Te tjerët bene lojën e tyre politike sipas interesave. Ndaj, e hëna ishte edhe dita e vendimit për tiu rikthyer disa prej këtyre akuzave e ne radhe te pare asaj për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.

Akuzën për bashkëpunimin tim me sigurimin e shtetit e kam dëgjuar te qarkulloje disa here ne këto 22 vite te demokracisë, qe ne muajt e pare kur u angazhova ne themelimin dhe organizimin e degës se Partisë Demokratike ne Durrës e me pas, ne momente kulmore te politikes e ne varësi te pozicionit tim politik e publik. Gjithnjë e kam dëgjuar si një pëshpërime, thashethem, te thëna nga persona qe me tregonin se dikush kishte thënë kështu a ashtu për mua. Jo rastësisht, burimi i peshperimes akuzuese vinte gjithnjë nga ana tjetër e krahut politik me te cilin isha ne opozicion apo kritik ne momentin e dhënë. Gjithnjë i kam neglizhuar duke i trajtuar me qetësi, shaka, qesëndi a përbuzje por pa mllef pasi isha i vetëdijshëm për te vërtetën time te thjeshte te cilën do tjua rrëfej me poshtë duke ju thënë qe nuk jeni ju te paret pasi atë e dine plot te afërm, miq e shoke te cilëve iua kam treguar kur ka qene rasti, siç tregohen rëndom mes miqsh e te njohurish ndodhi te rëndësishme te jetës.

II. PERBALLJA ME SIGURIMIN E SHTETIT

E vërteta ime është se unë, qe nga momenti i pare qe u kontaktova drejtpërdrejt nga një sigurims, ne shtator 1981, e deri ne vendosjen e demokracisë, asnjëherë nuk i shërbeva Sigurimit te Shtetit me asnjë forme, mënyrë a mjet. Po, mua mu kërkua, pa mbushur ende 17 vjeç, ne fillim te vitit te trete te shkollës se mesme, te bashkëpunoja. Takimi ndodhi papritur, ne një godine ne ndërtim e sipër pranë shkollës, përmes një personi te trete X i cili ma prezantoi e me la vetëm me sigurimsin. Unë nuk dua te zgjatem ne këtë shkrim ne detajet e ndërmjetësimit dhe te takimit pasi druaj qe do te mjaftonin fare pak te dhëna qe disa lexues, me njohje te mire te mjedisit shkollor, atij përreth shkollës si dhe te Durrësit ne atë kohe, ti përafroheshin identitetit te tyre e aq me keq te krijonin dyshime, për shkak te ngjashmërive, për persona te tjerë qe nuk kane fare gisht ne këtë ngjarje.

Takimi zgjati ndoshta jo me shume se 15 minuta por ne kujtesën time është ngulitur si i pambarim. I vetëm, përballë një mesoburri qe dukej se e njihte zanatin e tij, ne një mjedis te zymte, te erret, dekurajues mu desh te përballesha me Sigurimin e frikshëm te Shtetit. Me shume se sa përmbajtjen e bisedës, detajet e se cilës, por jo thelbi, mu shuan shpejt nga kujtesa, sot ende ndjej reagimin e gjithë qenies sime: gjallërimi kundra ligështisë, inteligjenca kundra mendjelehtësisë; guximi kundra frikës. E gjithë qenia ime punonte ne kapacitet te plote për te thënë me fjalët e duhura, ritmin, timbrin, gjestet dhe vështrimin, fjalën me te thjeshte JO një JO sa e qarte aq edhe e pa ndëshkueshme. Ndërmarrje tepër, tepër e vështirë.

III. SI U RRITA DHE U EDUKOVA NE FAMILJE

Unë nuk isha fare, fare i papërgatitur. Ne familjen time, qe për konceptet e kohës konsiderohej me biografi te keqe e për këtë shkak pësonte diskriminimin tipik te shtresës se ashtuquajtur te deklasuar, kisha dëgjuar raste te personave te ndryshëm dhe kalvarin e dhimbshëm te tyre me Sigurimin e Shtetit, qofte kur ishin detyruar me presion e kërcënime te pranonin te bashkëpunonin e qofte kur kishin kundërshtuar e për rrjedhojë kishin pësuar mbi vete e mbi rrethin familjar persekutime te egra. Ne disa raste te tjera thuhej se kërkesa për bashkëpunim ishte veçse një provokim. Sigurimi ishte një realitet i frikshëm. Rastet e ndryshme qarkullonin si legjenda urbane edhe me te frikshme. Nga i njëjti mjedis mora gradualisht, me se shumti indirekt, pa mu thënë, thuajse përmes shqisës se gjashte, kuptimin mbi sistemin, urrejtjen ndaj tij si dhe shprehitë se si duhej ti ruhesha kurtheve dhe ndëshkimeve qe mund te pasonin.

Ndërsa prindërit dhe te rriturit e tjerë te fisit te Hoxheve, siç i thërrisnin e i thërrasin edhe sot ne Durrës, ishin te kujdesshëm ne biseda, veçanërisht ne prezence te fëmijëve dhe te te rinjve, gjyshja ime, me te cilën kam ndenjur shume ne fëmijëri ishte e vetmja qe nuk ia përtonte here-pas-here ta thoshte ndonjë fjale a sharje e me pas vinte gjithnjë gishtin tek buza e thoshte sheeet! Me një karakter te ngjashëm me gjyshen ishte edhe motra ime e vetme, shtate vite me e madhe se unë, praktikisht një nene e dyte për mua, te cilës nuk iu dha asnjëherë e drejta e studimit ndonëse mbaroi me rezultate mjaft te larta shkollën e mesme te përgjithshme ne vitin 1976. Ne te njëjtin vit unë mbarova klasën e katërt fillore dhe pashe çdo vit, deri ne vitin 1981, se si rropatej im atë për te drejtën e saj te studimit. Nuk ia arriti asnjëherë. Biografia e keq dhe lufta e klasave dolën gjithnjë fitimtare. Ishte koha e egërsimit te skajshëm te saj.

IV. FUNDI I HISTORISE SIME ME SIGURIMIN E SHTETIT

I parapërgatitur nga një mjedis i këtillë familjar, ndonëse i sfiduar papritmas e ne rrethana te gjitha kundra meje, unë arrita te them JO-ne time sa te qarte aq te pa kapshme e te pandëshkueshme nga egërsia e kundereagimit. Ne fund te takimit u porosita qe te mendoja me thelle e te isha me i qarte e me i prere ne takimin e ardhshëm e te afërt e te mos i tregoja kujt, ne veçanti prindërve. Unë as sot nuk e di se si kam mundur te kthehem ne këmbë ne shtëpi por sapo mbërrita i tregova menjëherë tim eti çdo detaj te ngjarjes. E pashe, për here te pare, tim atë, një burrë qe sjipej kurrë, ndonëse kish hequr shume ne jete, se si te zbehej e te tkurrej. Pas pak e mblodhi vete, thirri ne shtëpi disa nga vëllezërit e tij, një nga dajallarët si dhe dy miq mjaft te ngushte e te besueshëm. Tete bura pleqëruan se bashku një nate te tere, me mua prezent, përgjigjen time ne takimin e ardhshëm. Pas disa ditësh, i armatosur me një tjetër JO, edhe me te peshuar, te pakapshme e te pandëshkueshme, ia transmetova sigurimisit ne fjale, kur me doli përpara ndërsa po shkoja ne shkolle. Veçse pak çaste, ne këmbë, ne rruge, qarte, thate, pa emocion. Besoj se ai duhet ta ketë kuptuar se pas JO-se sime sis

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›