E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë ankohet për ligjin e Halimit

Share

Ministria e Drejtësisë ka shmangur nga procesi i hartimit të draftit Gjykatën e Lartë. Kjo bëhet publike për gazetën Shqip nga vetë Gjykata e Lartë, e cila, ndonëse është përfshirë në grupin e punës së ngritur nga Ministria e Drejtësisë, asnjëherë nuk është ftuar për të dhënë mendime mbi draftin e ri Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë. Burime të brendshme pranë Gjykatës së Lartë shprehen se kryetarja Shpresa Beçaj është njohur me grupin e punës së ngritur nga Ministria e Drejtësisë për hartimin e projektligjit të ri. Ministria, edhe pse e ka përfshirë Gjykatën e Lartë në këtë grup, nuk i ka thirrur për dhënien e mendimit.

Jemi në pritje të ftesës së tyre për bisedime, në të kundërt, kërkesat dhe ndryshimet tona do ti paraqesim vetë nga ana jonë, që të bëhemi iniciatorë të fillimit të punimeve të grupit të punës, theksojnë burimet nga kjo Gjykatë.

Ndërkohë kjo gazetë ka intervistuar edhe ish- kryeprokurorin Theodhori Sollaku në lidhje me këtë çështje. Ai ka deklaruar se është kundër përcaktimit në ligj se presidenti i ka të detyrueshme konsultimet me partitë për kandidaturat që sjell për Gjykatën e Lartë. Por Sollaku thotë se nuk ka problem për përcaktimin e kritereve të tjera të pastërtisë së figurës së gjykatësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›