BE pranoi kushtet e Çekisë
Traktati i bllokuar për reforma i BE-së kaloi një pengesë tejet të madhe, pasi që udhëheqësit e BE-së pranuan kushtet e Çekisë, në shkëmbim të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës nga ana e Pragës.
Traktati do të rregullojë procesin e vendimmarrjes dhe do të forcojë rolin e unionit në arenën ndërkombëtare. Me të gjithashtu do të krijohet edhe funksioni i presidentit të BE-së, funksion ky për të cilin tashmë ka filluar gara prapa skenës.
Presidenti i Komisionit të Europës, Jose Manuel Barroso, theksoi se tetë vjet të hartimit dhe negociatave për Traktatin, ja kujtojnë atij maratonën, por një maratonë me pengesa.
Sot ne eliminuam pengësen e fundit politike, tha Barroso.
Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, i cili kryesoi samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel, theksoi se udhëheqësit e unionit janë pajtuar me kërkesën e Çekisë, që presidenti i këtij vendi, Vaclav Klaus, të nënshkruajë Traktatin, nëse Gjykata kushtetuese e Çekisë konstaton se Traktati nuk bie ndesh me ligjet kombëtare të Çekisë. Pritet që Gjykata kushtetuese e Çekisë do ta shpallë vendimin javën e ardhshme.
Kryeministri i Çekisë, Jan Fischer, theksoi se marrëveshja është një hap përpara dhe siguroi homologët e tij se nëse gjykata mbështetë Traktatin, atëherë asgjë nuk mund të pengojë më ratifikimin e Traktatit në Çeki, para përfundimit të këtij viti.
Jiri Weigl, kryesues i zyrës së Klausit, theksoi se presidenti i Çekisë e konsideron rezultatin si mjaft pozitiv, duke shtuar se Klaus nuk do të vendos më pengesa tjera në procesin e ratifikimit të Traktatit.
Klaus ka refuzuar të nënshkruaj Traktatin, përderisa vendit të tij të mos i ofrohen koncesione në kuadër të Kartës për të drejta thelbësore. Presidenti i Çekisë e ka kërkuar këtë opsion, për shkak të brengave se gjermanët e dëbuar nga Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të ngritin padi për dëmshpërblim kundër shtetit çek.
Reinfeldt theksoi se shtetet fqinje, si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë frikësuar nga pasojat e mundshme, nëse unioni pranon kërkesën e Klausit, janë pajtuar me tekstin e kompromisit, i cili mundëson përmbushjen e kushteve të Çekisë.
Klaus kërkesën për mospërfshirjen e Çekisë në Kartën për të drejta thelbësore e ka shfrytëzuar për të zvarritur procesin e ratifikimit të Traktatit, të cilin ai e kundërshton. Ai frikësohet se Traktati do ti bartë së tepërmi kompetenca kombëtare institucioneve të BE-së në Bruksel.
Sidoqoftë, trysnia ndaj tij për ratifikimin e Traktatit u shtua, pasi që irlandezët në fillim të këtij muaji votuan në favor të Traktatit, në referendumin e dytë që u organizua në Irlandë për këtë dokument.