E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haziri: Koalicioni PDK-LDK nuk është në rrezik

Lutfi Haziri, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka mohuar zërat që flasin se koalicioni PDK-LDK është në krizë.
Përkundër "përplasjeve" mes këtyre dy partive, respektivisht zyrtarëve të tyre, gjatë fushatës së deritashme për zgjedhjet lokale - Haziri thotë se koalicioni nuk është ndërtuar asnjëherë në parimin e konkurrencës për zgjedhjet lokale.
"Koalicioni nuk është ndërtuar asnjëherë në parimin e konkurrencës për zgjedhjet lokale. Është ndërtuar në parimin e stabilitetit dhe nevojës për siguri për vendime të vështira që ka pasur Kosova, që vendi jonë, atdheu ynë ka pasur", ka thënë Haziri në një intervistë për të përditshmen "Epoka e Re".
Ai po ashtu ka thënë se, LDK-ja e ruan këtë arsye - e mbështet këtë motiv. Por ka shtuar se, "s'është vetëm LDK-ja faktore".
Haziri po ashtu ka mohuar zërat e disa opozitarëve, se kritikat ndërmjet partnerëve të koalicionit PDK-LDK e kanë bazën të një marrëveshje e fshehtë e këtyre dy partive, për ta përqendruar vëmendjen publike. "Absolutisht. Marrëveshja me PDK—në është bërë vetëm për qeverisjen qendrore, për asgjë tjetër", ka thën Haziri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›