Hillary nuk i beson Pakistanit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, kritikoi qeverinë e Pakistanit në lidhje me Al Qaidën dhe kërkoi një menaxhim më të mirë të ekonomisë së vendit.
Gjatë ditës së tretë dhe të fundit të vizitës së saj në Pakistan, Clinton dukej se ishte e pakënaqur, pas bisedave që zhvilloi me editorët e gazetave dhe udhëheqësit e biznesit.
Që nga viti 2002, Al qaida ka gjetur një strehimore të sigurt në Pakistan. Vështirë mund të besoj se askush në qeverinë tuaj nuk e di se ku janë udhëheqësit e këtij rrjeti terrorist dhe se nuk mund ti arrestojnë ata. Ndoshta është ashtu, ndoshta ata janë të pakapshëm.
Nuk e di. Por për aq sa dimë ne, ata janë duke u strehuar në Pakistan, tha Clinton.
Një zyrtar, i cili po shoqëron Clintonin gjatë vizitës së saj në Pakistan, theksoi se në deklaratat e saj dhe në misionin për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pakistanit nuk ka asgjë kundërthënëse.
Shumë pakistanezë kanë fajësuar luftën e SHBA-së kundër terrorizmit për sulmet e ndërmarra nga ekstremistët islamikë, të cilat kohëve të fundit kanë goditur rëndë Pakistanin.
Në anën tjetër, Clinton premtoi ndihmën e SHBA-së në vlerë prej 45 milionë dollarë, për të financuar dhe ndihmuar edukimin e lartë në Pakistan.