BE, presion për financën botërore
Liderët evropianë kanë
propozuar rregulla të reja
për financën botërore dje,
për të përballuar pasojat
e krizës ekonomike botërore, të
cilat janë përkeqësuar edhe më
nga treguesit e fundit të papunësisë
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Sipas Departamentit
të Punës të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, shkalla kombëtare e
papunësisë ka shkuar në 6.5% në
muajin tetor, nga 6.1% që ishte
në shtator. Ky është niveli më i
lartë i papunësisë që nga marsi i
vitit 1994. Si për t‘i shtuar edhe më
problematikë situatës Korporata e
Fordit raportoni humbje të mëdha
në tremujorin e dytë të vitit dhe
zëdhënësi i korporatës bëri të
ditur se do të uleshin shpenzimet
e personalit me 10% për shkak të
krizës. Parashikime jo të mira për
biznesin dhe kryesisht sektorin e
investimeve kanë ardhur edhe nga
Fondi Monetar Ndërkombëtar, që
paralajmëroi se ekonomitë më të
pasura të botës, do të përballen
me vitin e parë të tkurrjes ekonomike
që nga Lufta II Botërore.
Kryeministri britanik, Gordon
Braun, i mbështeti thirrjet e FMNsë
për qeveritë e ndryshme në
lidhje me stimulimin e rritjes për
të parandaluar krizën e kredive
që të shndërrohet në një krizë
më të thellë. Presidenti amerikan,
Obama, ka propozuar një
paketë stimuluese që, sipas disa
ekspertëve, mund të shkojë në
190 miliardë dollarë. Gjermania
ka aprovuar masat e paracaktuara
për t‘i dhënë ekonomisë një
shtysë prej 50 miliardë dollarë.
Qeveritë në botë kanë futur
triliona dollarë për të shpëtuar
sistemin e kursimeve bankare të
"helmuar" nga borxhet e "këqija",
apo kreditë e "këqija". Dje liderët
evropianë janë mbledhur në
Bruksel dhe kanë kërkuar përshpejtim
të reformave në sistemin
e financave ndërkombëtare
në takimin javës së ardhshme në
Uashington, ku do të marron pjesë
vendet e G20. Megjithatë, nga
ana e Francës dhe Gjermanisë ka
pasur mosmarrëveshje në lidhje
me shkallën e bashkëpunimit që
duhet. Propozimet e evropianëve
përfshijnë një menaxhim më
të mirë të riskut në industrinë
financiare, supervizion më të
vëmendshëm të agjencive të
kreditimit dhe forcim të rolit të
FMN-së, si agjencia që merret
me shpëtimin e vendeve në vështirësi.
"Ne na duhet një mënyrë
gjithëpërfshirëse e zgjidhjes së
situatës financiare dhe për këtë
na duhen parime të përbashkëta
dhe rregulla. Eshtë shumë e rëndësishme
që të bëjmë një reformë
të institucioneve financiare. Kjo
është në axhendën e takimit", ka
deklaruar shefi i BE-së, Barrozo.
Bankat qendrore kanë reshtur së
shqetësuari për inflacionin dhe
po i reduktojnë kostot e huamarrjes
për të parandaluar përhapjen
e madhe të krizës financiare.
propozuar rregulla të reja
për financën botërore dje,
për të përballuar pasojat
e krizës ekonomike botërore, të
cilat janë përkeqësuar edhe më
nga treguesit e fundit të papunësisë
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Sipas Departamentit
të Punës të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, shkalla kombëtare e
papunësisë ka shkuar në 6.5% në
muajin tetor, nga 6.1% që ishte
në shtator. Ky është niveli më i
lartë i papunësisë që nga marsi i
vitit 1994. Si për t‘i shtuar edhe më
problematikë situatës Korporata e
Fordit raportoni humbje të mëdha
në tremujorin e dytë të vitit dhe
zëdhënësi i korporatës bëri të
ditur se do të uleshin shpenzimet
e personalit me 10% për shkak të
krizës. Parashikime jo të mira për
biznesin dhe kryesisht sektorin e
investimeve kanë ardhur edhe nga
Fondi Monetar Ndërkombëtar, që
paralajmëroi se ekonomitë më të
pasura të botës, do të përballen
me vitin e parë të tkurrjes ekonomike
që nga Lufta II Botërore.
Kryeministri britanik, Gordon
Braun, i mbështeti thirrjet e FMNsë
për qeveritë e ndryshme në
lidhje me stimulimin e rritjes për
të parandaluar krizën e kredive
që të shndërrohet në një krizë
më të thellë. Presidenti amerikan,
Obama, ka propozuar një
paketë stimuluese që, sipas disa
ekspertëve, mund të shkojë në
190 miliardë dollarë. Gjermania
ka aprovuar masat e paracaktuara
për t‘i dhënë ekonomisë një
shtysë prej 50 miliardë dollarë.
Qeveritë në botë kanë futur
triliona dollarë për të shpëtuar
sistemin e kursimeve bankare të
"helmuar" nga borxhet e "këqija",
apo kreditë e "këqija". Dje liderët
evropianë janë mbledhur në
Bruksel dhe kanë kërkuar përshpejtim
të reformave në sistemin
e financave ndërkombëtare
në takimin javës së ardhshme në
Uashington, ku do të marron pjesë
vendet e G20. Megjithatë, nga
ana e Francës dhe Gjermanisë ka
pasur mosmarrëveshje në lidhje
me shkallën e bashkëpunimit që
duhet. Propozimet e evropianëve
përfshijnë një menaxhim më
të mirë të riskut në industrinë
financiare, supervizion më të
vëmendshëm të agjencive të
kreditimit dhe forcim të rolit të
FMN-së, si agjencia që merret
me shpëtimin e vendeve në vështirësi.
"Ne na duhet një mënyrë
gjithëpërfshirëse e zgjidhjes së
situatës financiare dhe për këtë
na duhen parime të përbashkëta
dhe rregulla. Eshtë shumë e rëndësishme
që të bëjmë një reformë
të institucioneve financiare. Kjo
është në axhendën e takimit", ka
deklaruar shefi i BE-së, Barrozo.
Bankat qendrore kanë reshtur së
shqetësuari për inflacionin dhe
po i reduktojnë kostot e huamarrjes
për të parandaluar përhapjen
e madhe të krizës financiare.