Ndoka: PD-në dhe PS-në i ndan emri dhe i bashkon Gërdeci
PDK kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të për
bëhet nga nëntë anëtarë. Ish-anëtari i kabinetit qeveritar,
Nard Ndoka, ka paraqitur dje projekt-amendimet
e propozuara nga partia e tij për Kodin Zgjedhor. Sipas propozimit
të PDK-së, kërkohet ndryshimi i pikës "d", ku dy
anëtarët e KQZ-së të zgjidhen nga kandidatët e propozuar
nga partitë politike të mazhorancës
qeverisëse, përjashtuar
partinë më të madhe të
mazhorancës, që ka edhe
numrin më të madh të
vendeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Në po të njëjtën
mënyrë kërkohet të procedohet
edhe me opozitën, ku
anëtarët e KQZ të zgjidhen
nga kandidatët e propozuar
prej partive të vogla të majta,
dhe jo nga partia më e madhe
e opozitës. "Dy partitë e vjetra
që i ndan emri, por i bashkon
Gërdeci dhe historia e
gjatë e vjedhjes së votës, në
kundërshtim me Kushtetutën e vendit, me parimet për
zgjedhje të lira e të ndershme dhe me realitetin politik në
vend, kanë vendosur që vetë ato, pa praninë tonë, të bëjnë
numërimin e votave tona dhe rrjedhimisht edhe vjedhjen
e votave tona", tha Ndoka. Ish-ministri i kabinetit "Berisha"
është shprehur se PD-ja dhe PS-ja nuk dinë të bëjnë
zgjedhje të ndryshme nga ato të Komunës së Ndroqit me
karrige dhe armë për të vjedhur vota. "Berisha duhet ta
dijë se ka ikur koha kur partia në pushtet, në të cilën ai
ishte sekretar, emëronte edhe partitë konkurruese, edhe
kandidatët, edhe komisionerët, duke ndjekur parimin
stalinist të zgjedhjeve se "nuk ka rëndësi kush voton, po
ka rëndësi kush numëron", tha Ndoka.