Gjinushi: Ky kod zgjedhor, i pranueshëm për të gjithë
Partitë e vogla ndajnë qëndrime të ndryshme për sa i për
ket hartimit të Kodit të ri Zgjedhor. Ndryshe nga LSI-ja
dhe disa parti të tjera politike, PSD-ja e drejtuar nga Skënder
Gjinushi mendon se qëllimi kryesor i reformës zgjedhore ka
qenë adaptimi i sistemit të ri zgjedhor, pas sistemi ynë zgjedhor
i sanksionuar në Kushtetutë nuk ishte përkthyer siç duhet
në Kodin Elektoral. Duke
sqaruar kodin e ri, i cili pritet të
miratohet së shpejti në Kuvend,
Gjinushi shprehet se "në
projekt-kodin e miratuar nga
komisioni u adaptua një
sistem, i cili lejon koalicionet
partiake, të tilla që çdo parti,
ndonëse është në koalicion, të
ketë nënlistën e saj, çka bën që
sistemi të kthehet në një sistem
proporcional me prag të
moderuar, pra me një prag 2-3
deri 6-7%". Sipas Gjinushit, e
parë si i tillë, shumica e partive,
madje atyre që protestojnë sot,
kanë qenë për këtë lloj sistemi.
"Për ne, përderisa sistemi është i pranueshëm dhe kodi duhet
të jetë i pranueshëm, edhe esenca e zgjedhjeve është një
sistem sa më i përshtatshëm. Ndonëse çdo sistem është
demokratik, patjetër që ndryshimi i sistemit ndikon në politikën
e një vendi", thekson Gjinushi. Duke mbrojtur sistemin
e ri zgjedhor, kryetari i PSD-së shprehet se "tani ne kemi
një sistem që nuk mund të quhet negativ, ky është një sistem
i pranueshëm dhe që lejon çdo parti të masë forcat e veta,
duke filluar nga 3%". Duke sjellë një shembull, Gjinushi thotë
se "përbërja e komisioneve, ku historikisht këto komisione
kanë qenë me 7 anëtarë, u provuan me 13 anëtarë dhe dështuan.
Praktika tregoi se me 13 anëtarë ishte më keq se dushku,
pra në zgjedhjet lokale u shfaq dushku i tavolinës".