E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjika i kundërpërgjigjet Berishës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës,
Shpëtim Gjika, ka replikuar
menjëherë me Kryeministrin Berisha,
pas akuzave të një dite më parë
të kreut të qeverisë. Në një konferencë
për shtyp, Gjika tha: "Unë nuk
jam fanatik, sepse po të isha i tillë,
nuk do të isha i pari kryetar bashkie
që qysh në fillim të mandatit tuaj,
institucionalisht ju ka pritur, pikërisht
në inaugurimin e punimeve të
rrugës Transballkanike, aty ku ju
premtuat, ose më mirë gënjyet, që
do të përfundonte në 15 nëntor të
vitit 2007. Ju kam dhënë jashtë çdo
paragjykimi politik mbështetjen time
të plotë që kjo rrugë jetike për Vlorën
të mbaronte në afat. Ju zoti Kryeministër,
në vend që të heshtni dhe të
ulni kokën në varrezat e Vlorës,
pikërisht aty ku ju keni pse të kërkoni
falje për shkak të tragjedisë që i krijuat
qytetit tim në ‘97, patët paturpësinë
të më akuzoni si neglizhent
dhe të pashpirt për mosangazhimin
tim për rehabilitimin e kësaj rruge".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›