E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Tetë pikat ku po shkelen zgjedhjet

LSI-ja ka këmbëngulur edhe
dje se kodi i ri që po miraton
PD-ja dhe PS-ja ka shumë
probleme të rëndësishme, të cilat
kanë të bëjnë me kufizime ligjore
antikushtetuese dhe antidemokratike.
Deputeti i LSI-së, Spartak
Braho, ka evidentuar tetë pikat
kryesore me anë të së cilave PD-ja
dhe PS-ja po rrezikojnë realizmin e
zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
në Shqipëri. Sipas Brahos, së pari
në projekt-kodin aktual zgjedhor
kufizohet dhe ngushtohet mundësia
e regjistrimit në procesin zgjedhor
të partive politike joparlamentare,
pasi për t‘u regjistruar një parti
joparlamentare i duhet paraqitja
dhe mbështetja bashkë me listën e
kandidatëve të saj edhe lista e 10
mijë zgjedhësve në rang vendi në
KQZ. "Së dyti, thekson deputeti i
LSI-së, kufizohet dhe ngushtohet
mundësia e regjistrimit në procesin
zgjedhor e partive politike që
dalin në koalicion, pasi për t‘u
regjistruar ky koalicion, i duhet
paraqitja dhe mbështetja nga jo
më pak se 15 mijë zgjedhës në rang
vendi në KQZ. Së treti, kufizohet
dhe ngushtohet mundësia e garimit
të kandidatit të pavarur, pasi
kushti i kandidimit të tij është paraqitja
e një liste zgjedhësish mbështetës,
jo më pak se 1% të listës së
zgjedhësve të regjistruar, e cila duhet
të jetë e noterizuar. Dhe për ta
sqaruar më mirë këtë fakt, Braho
sjell një shembull sipas tij, "nëse në
Qarkun e Tiranës lista e zgjedhësve
është 340 mijë zgjedhës,
kandidatit të pavarur i duhet të
paraqesë për t‘u regjistruar në
KQZ, një listë me 3400 firma
zgjedhësish të regjistruar përpara
noterit, duke përballuar vetë edhe
shpenzimet e mëdha financiare.
Ndërkohë që në kodin aktual, për
t‘u regjistruar, kandidatit të pavarur
i nevojiteshin 300 firma
zgjedhësish". Së katërti, "Projektkodi
i ri zgjedhor në dispozitat ku
parashikohen strukturat e organeve
të administrimit të procesit
zgjedhor ka kufizuar nga pjesëmarrja
në këtë proces partitë politike
në përgjithësi, ose subjektet
politike në përgjithësi dhe ato parlamentare
në veçanti, duke mohuar
gjithëpërfshirjen e subjekteve
politike dhe duke forcuar
monopolin e dy partive PD-PS". Së
pesti, tha Braho, "janë përdorur
kritere të ndryshme për mënyrën e
caktimit të komisionerëve nga partitë
e tjera". Së gjashti, në projektkodin
e ri, në dispozitat për ndarjen
e mandateve për deputet, për të
dyja nivelet në rang zone zgjedhore
dhe brenda koalicioneve janë përdorur përsëri 2 kritere të bazuara në
2 formula të ndryshme. Së shtati,
projekt-kodi i ri zgjedhor, me gjithë
këmbënguljen e mjaft subjekteve
politike dhe jopolitike, bën të pamundur
dhe ka kufizuar tërësisht
pjesëmarrjen e emigrantëve në votime
në vendin ku ata banojnë dhe
së teti, të gjitha kufizimet e mësipërme
të parashikuara në projekt-
kodin e ri zgjedhor, vijnë ndesh
dhe janë në shkelje të nenit 18 të
Kushtetutës së Republikës, që
sanksionon barazinë e shtetasve
dhe të subjekteve para ligjit, në
shkelje të kushtetutshmërisë moderne
për barazinë e shanseve. Sipas
Brahos, ky kufizim i hapur ka përjashtuar
kryesisht nga procesi i administrimit
të procesit zgjedhor
forcat dhe faktorët politikë të cilët
janë aktualisht e vetmja opozitë
kundër monopolit PD-PS, që synojnë
nëpërmjet këtij monopolizimi
të paracaktojnë rezultatin e
zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›