BE, projekt për luftën kundër krimit të organizuar
Bashkimi Europian ka hapur dritën jeshile për zbatimin e një prej projekteve më të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, që synon rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në luftën kundër krimit të organizuar.
VJENE- Fillimi i projektit (ILECU-s) prej 2 milionë eurosh u njoftua në Vjenë nga ministria e Brendshme austriake, në një takim me zyrtarë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria përfaqësohej nga zevendësminitri i Brendshëm, Gent Strazimiri. Përveç policisë projekti ILECU-s përfshin në bashkëpunim edhe sistemin e drejtësisë dhe doganat, në mënyrë që, nëpërmjet shkëmbimit te informacioneve në kohë reale, vendet e rajonit, të kenë mundësi të rrisin goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
Sipas zëvendësministrit Strazimiri, falë shkëmbimit të informacionit me homologët e saj europianë, policia shqiptare ka arritur, që vetëm gjatë këtij viti të realizojë 13 operacione ndërkombëtare, ku janë arrestuar 19 persona. (a.r/news24/balkanweb)