E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës- aeroporti, banorët në protestë për pronat

Rreth 50 banorë kanë protestuar në aeroportin e Kukësit duke bllokuar me materiale inerte aksin rrugor Kukes-Peshkopi. Ata kërkojnë paratë e shpronësimit për tokat ku po ndërtohet aeroporti si dhe rruga afër tij. 

KUKES- Ne orët e para të mëngjesit mbi 50 banorë të grumbulluar në aeroportin e Kukësit kanë protestuar duke bllokuar me materiale inerte aksin rrugor Kukës-Peshkopi për shkak të mos shpronësimeve të tokave nga ndërtimi i aeroportit si dhe i rrugës pranë tij. Situata e bllokimit të rrugës ka zgjatur për dy orë rresht ku kanë mbetur të bllokuar mbi 100 automjete. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar tre banorë që pretendonin shpronësime për pronat e tyre. Më pas protestuesit janë larguar, por nuk kanë munguar edhe konfliktimet me policinë. Mungesa e shpronësimit të pronareve nga ndërtimi i këtyre veprave publike nisi pas lëshimit te certifikatave te pronësisë për ta, me premtimin se do te dëmshpërbleheshin por që në realitet nuk ka ndodhur asnjë shpronësim.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›