Elbasan arrestohet vrasesi i 20 vjecarit
Kapet pas disa ditë kërkimesh autori i vrasjes së 20 vjeçarit në Elbasan. Seksioni kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan arrestoi në orët e para të mëngjesit Azmir Lleshanaku 23 vjeç, me banim në fshatin Bujqëz, pasi akuzohet për vrasjen e Donald Lleshanakut, 20 vjeç me banim në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Ngjarja ndodhi para një lokali në afërsi të shkollës në fshatin Buqës. Mes viktimës dhe vrasësit ka pasur një konflikt banal dhe ne pas Azmir Lleshanaku i njohur dhe me emrat Riza e Spartak dhe me nofkën “Taku” ka marrë një automatik e ka qëlluar me breshëri në drejtim të 20 vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke qëndruar i fshehur në zonën përreth. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Policia ka ndaluar edhe një kushëririn e tij, i cili akuzohet për ndihmën e dhënë autorit në këtë ngjarje. Çështja po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.