Volfarth Reforma zgjedhore te perfundoje ne kohe
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth, kërkon që komisioni parlamentar i reformës zgjedhore të përfundojë në kohën e duhur ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në intervistën dhënë për radion DË, Volfarth thotë se veprimet e marra në minutën e fundit nuk janë asnjëherë të mira mjaftueshëm. Sipas tij të gjitha kampet politike duhet t'i lexojnë raportet e OSBE/ODIHR-it për vitin 2009 dhe 2011 në tërësi. Rekomandimet që përmbajnë këto raporte duhen shndërruar në një reformë të suksesshme të kodit zgjedhor.
Reforma zgjedhore
“Nevojitet që reforma të përfundojë në kohë dhe mjaft para zgjedhjeve. Duhet treguar një vullnet edhe më i madh politik. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën e Kodit Zgjedhor po punon dhe progresi i kësaj pune po bëhet i dukshëm. Megjithatë, është e nevojshme që ky proces të përshpejtohet dhe intensifikohet, sepse kanë mbetur ende një sërë çështjesh thelbësore për t'u diskutuar.”- deklaroi Volfarth.
Ai shtoi se ajo që ka më shumë rëndësi është përmbajtja. Për këtë arsye nevojitet një përfundim në kohë, por edhe cilësor i këtij procesi, që vjen si rezultat i një pune konstruktive nga të gjitha palët. Është një proces shqiptar dhe i takon shqiptarëve ta çojnë përpara, ndërsa inkurajoi Komisionin Parlamentar dhe çdo anëtar të tij të përdorin sa më mirë kohën e mbetur deri në fund të prillit në mënyrë që të kryejnë një reformë të plotë dhe të një cilësie të lartë. “Veprimet e marra në minutën e fundit nuk janë asnjëherë të mira mjaftueshëm dhe kësaj here nuk do të funksiononte”- theksoi kreu i OSBE-së
Gjithashtu kreu i OSBE-së nënvizoi se prezenca e OSBE-së ndihet e inkurajuar nga fakti që procesi ka filluar dhe po e ndjek nga afër, duke i ofruar asistencë teknike Komisionit të Posaçëm.
“ Në javën e ardhshme Prezenca do të ndihmojë Komisionin e Posaçëm me organizimin e një tryeze të rrumbullakët të rëndësishme për reformën e kodit zgjedhor ku do të marrin pjesë deputetë, politikanë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Jam i bindur se do të jetë një tryezë shumë pozitive dhe e suksesshme”-shtoi Volfarth.
Reforma e Pronësisë
Ndërkaq për sa i takon reformës së pronësisë ai tha se mosgarantimi i pronësisë përbën një pengesë për investimet private dhe publike dhe huadhënien. Volfarth tha se këto çështje do të mbeten të pazgjidhura derisa të ketë progres në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse të reformës së pronës, për të ofruar siguri, për të shmangur konfliktet dhe për të formuar bazën e zhvillimit ekonomik, e cila duhet bërë mbi bazën e një konsensusi publik.
“Strategjia duhet të krijojë një vizion të qartë dhe gjithëpërfshirës. Ajo duhet të krijojë dhe të reflektojë konsensus publik, dhe të përcaktojë hapa konkretë dhe një afat kohor të arsyeshëm dhe realist për përmbushjen e këtij qëllimi. Edhe pse një strategji nuk mund të kënaqë të gjithë partnerët, ajo duhet të përfaqësojë një kompromis të aktorëve të përfshirë për të pasur reforma të qëndrueshme”-nënvizoi Volfarth.
Lufta kundër korrupsionit
Përsa i ëprket luftës kundër korrupsionit në Shqipëri ambasadori i OSBE-së theksoi se është bërë progres nga qeveria me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ILDKP-ja ka bërë progres në punën e vet, me futjen e sistemit të prokurimit elektronik është ulur mundësia për korrupsion, ndërsa nënvizon se mbetet ende problem çështja e hetimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë të akuzuar për korrupsion për shkak të mungesës së ndjekjes së mëtejshme nga Prokuroria. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të punojnë së bahsku ëpr të luftuar korrupsionin.
“Lufta kundër korrupsionit do të ketë sukses kur të gjitha palët politike të punojnë së bashku në vend që ta keqpërdorin këtë luftë për interesat e tyre vetjake”-theksoi Volfarth.
Statusi kandidat i Shqipërisë, Volfarth: Duhet bashkëpunim konstruktiv
Lidhur me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në vjeshtë kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë shprehet optimist se mund të arrihet një progres i konsiderueshëm, nëse ka një bashkëpëpunim konstruktiv mes palëve.
“Për të ecur përpara me axhendën e reformave nevojitet një zgjidhje vendimtare dhe bashkëpunim konstruktiv për të gjitha fushat kryesore të reformës me dhe brenda në Parlament, i cili është mekanizmi për një vendimmarrje të përbashkët, dhe ky mbetet një tregues vendimtar nëse Shqipëria do të ecë përpara apo jo. Unë jam optimist se mund të arrihet progres i konsiderueshëm. Kjo është plotësisht në duart e Shqipërisë”-përfundoi Volfarth.