Aksident ne Kukes vdes foshnja
Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 12:00 në aksin e vjetër të rruges Kukes-Kalimash. Një autoveturë e tipit benz 190 me targa të Kukësit, doli nga rruga duke rënë disa metra poshtë rrugës, për pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës një vjeç e gjysmë Emiliano Dema. Në automjet ndodheshin edhe dy prindërit e viktimës Asllan Dema 35 vjeç dhe Hirushe Dema 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin e Kukësit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë specialistët e policisë rrugore për teë zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se automjeti doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të tij nga drejtuesi i mjetit 35 vjeçari Asllan Dema. Mjekët e spitalit të Kukësit bëjnë me dije se çifti Dema ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur në aksin Fushë- Krujë- Shkodër
Një person ka mbetur i vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur në aksidente të ndryshme tëndodhura në aksin rrugor Fushë- Krujë – Shkodër. Më i fundit ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i vdekur një këmbësor, Bibe Paloka 55 vjeç, i cili u përplas nga një automjet tip fuoristrade, në fshatin Luz të Krujës. Tre persona u lënduan vetëm pak minuta më vonë në një tjetër aksident ku një furgon u përplas me një mjet tjetër me targa greke në afërsi të Milotit. Kurse shtatë të plagosurit janë pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në aksin e Lezhës mbrëmjen e së enjtes, njëri në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit ku u përplasën një autoveturë tip Alfa me një tjetër autoveturë tip Audi. Një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhë-Laç në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, pasi një automjet tip Benz me targa AA 018 CN, duke dalë në rrugën kryesore është përplasur me një tjetër mjet tip benz me targa të Krujës 7344 A, ku kjo e fundit përfundoi në një kanal. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët e tij kanë marrë plagë të lehta, por pa rrezik për jetën.