E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi shembet ndertesa 9 kateshe

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 12 të plagosur si shkak i shembjes së një ndërtese në Astrakhan, në jug të Rusisë. Ndërtesa 9- katëshe u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi, njofton Ministria ruse për Situata të Emergjëncës. Nga bilanci provizor bëhet e ditur se nga shembja e ndërtesës 12 persona u plagosën, ndër të cilët 7 në gjendje të rëndë.
Forcat e kërkim- shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rrënojave për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Ndërtesa e shembur ishte pjesë e një kompleksi banimi rreth 1300 kilometra në juglindje të Moskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›