E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci thirrje Tiranes Ruani stabilitetin

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci eshte duke i percjelle me vemendje dhe interesim te vecante zhvillimet aktuale politike ne Republiken e Shqiperise. Kryeministri Thaci me kete rast fton te gjitha institucionet e shtetit shqiptar spektrin e gjere politik dhe qytetaret qe ne keto momente jashtezakonisht te rendesishme per perspektiven integruese dhe zhvillimore te Republikes se Shqiperise te ruajne stabilitetin e vendit duke i hapur rruge bashkepunimit dhe dialogut mes forcave politike qe eshte ne interes te te gjithe shqiptareve. Republika e Shqiperise qytetaret shqiptare institucionet e shtetit dhe te gjitha forcat politike duhet qe bashkerisht te punojne ne frymen e forcimit te shtetit shqiptar te fuqizimit te rendit dhe ligjit te paqes demokracise dhe mbi te gjitha te ruajne frymen e solidaritetit dhe te unitetit politik dhe qytetar qe eshte vlere kulmore e shqiptareve - thekson Kryeministri Thaci. Ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves Kryeministri Thaci iu shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave te protestes se sotme ne Tirane ndersa te lenduarve u deshiron sherim te shpejte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›