Demonstrata Bode Atentat ndaj integrimit te Shqiperise
Ministri i Financave Ridvan Bode denoncoi dje perpjekjet e turpshme te kryetarit te PS-se Edi Rama per te destabilizuar vendin ne nje kohe qe aspiron per integrimin e plote ne familjen evropiane. Ne nje deklarate per shtyp z. Bode e cilesoi si nje atentat ndaj aspiratave te vendit per integrimin evropian demonstraten e djeshme.
Vendi perjetoi atentatin me te rende ne aspiratat per integrim dhe zhvillim. Dje te gjithe pane tentativen e Edvin Rames per te destabilizuar vendin. Pas deshtimeve te tij per falimentim bankash per krize ekonomike endrra e tij per destabilitet permes ekonomise gjeti rrugen dje permes dhunes qe rezultoi te ishte edhe deshtimi i tij perfundimtar - theksoi ministri Ridvan Bode. Ai akuzoi Ramen per sulm ndaj Kryeministrise dhe rendit kushtetues te vendit duke thene se asgje nuk i justifikon perpjekjet e cmendura te tij per dhunen mbi qytetaret dhe institucionet e vendit. Sipas Bodes organizimi prej tij i nje puci te padegjuar ndaj shtetit per nje vend demokratik permes nje grupi te vogel individesh te paguar dhe te parainstruktuar perben tashme nje te vertete te pare ne mes te dites ne syte e te gjitheve dhe nuk mund te gjeje asnje justifikim tek askush.
Bode tha se dhuna dhe rruga revolucionare e shpallur nga Rama ditet e fundit si e vetmja alternative pushteti nuk ka asgje te perbashket me aspiraten demokratike te shqiptareve. Dhuna pjell vetem dhunokratura pushtet te diktatoreve. Dhunokraturat jane atentat ndaj lirise se individit mireqenies e sigurise se tyre. Dhunokraturat cojne ne ndarjen e vendit ne feude ku sundon krimi i organizuar pervetesimi masiv i pasurise rrenimi ekonomik izolimi i vendit nga bota. Dhe kjo eshte parajsa e modelit pushtetor te Rames.
Puci kriminal i shtetit i organizuar dje nga Edvin Kristaq Rama nen petkun e nje demonstrate qytetare por qe shume shpejt fale pjekurise qytetare te banoreve te Tiranes u braktis prej tyre duke dekonspiruar edhe para syve te me skeptikut thelbin e asaj qe pane te shfaqet turpshem para syve te tyre perben atentatin me te rende ndaj paqes sociale dhe sigurise qe aspirojne qytetaret e ketij vendi - u shpreh z. Bode.
Ai perfundoi duke thene Edvin Kristaq Rama frymezuesi organizuesi dhe paguesi i aktit pucist te djeshem kishte projektuar edhe aktet e dhunes ekstreme. Te gjithe pane daljen e pare te tij publike dhe pikellimin kur qytetaret e Tiranes u distancuan nga dhuna dhe u larguan per ne shtepite e tyre dhe po ashtu pane ngazellimin e tij kur mesoi per viktimat. Ky njeri si qen i terbuar kerkonte pergjakje te rrugeve te Tiranes per te cuar deri ne fund skenarin pucist. Dhonokraturat revolucionare kane parakusht pergjakjen.