CEZ mund të humbasë 514 milion dollarë në Shqipëri?
Share
Një raport i agjencisë së lajmeve ekonomike Bloomberg bën me dije se kompania çeke, CEZ, mund të humbasë nga tre vite investime në Shqipëri plot 514 milion dollarë. Vetë Bloomberg i referohet gazetës çeke Lidove Noviny, që thotë se ka parë raportet e përvitshme të CEZ.
Prodhuesi më i madh i energjisë në Çeki, CEZ, po humbet para në Shqipëri për shkak se enti rregullator ka rritur tarifat me të cilat kompania blen energji nga prodhuesi shtetëror KESH.