E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujesjellesi privatizon Lana-Bregas

Hidrocentrali i Lana-Bregasit kalon nën pronësinë e Ujësjellës Kanalizimeve. Brenda 5 vjetëve, shpenzimet për energjinë elektrike nuk do përfshihen më në koston e çmimit të shitjes së ujit tek qytetarët e Tiranës, duke e bërë që  ky privatizim ketë ketë efekt social ndaj konsumatorëve. 
“Ka mëse një vit që METE ka përgatitur të gjitha procedurat ligjore krahas privatizimit dhe shitjes së HEC-eve të tjera si Ulëza, Shkopeti, Bistrica 1, Bistrica 2, garë e cila do të hapet në datat 4 - 6 qershor. Ky HEC do të përdoret për shërbime publike më të gjera nga shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëri e cila është  përcaktuar si sektor i rëndësisë së veçantë”- u shpreh ministri  Naço.
Edhe Drejtori i UKT, Sahit Dollapi theksoi se kjo marrëveshje ka një efekt ekonomik shumë pozitiv.  
“Është e vetmja kompani në Shqipëri dhe e para që realizon një blerje të tillë e cila do të jetë në varësi të saj dhe do të ndihmojë për plotësimin e nevojave në energji elektrike në të gjitha burimet dhe stacionet e pompimit, impiantin e Bovillës dhe aty ku ne e përdorim energjinë elektrike”- u shpreh më tej Drejtori i UKT.
Gjatë negocimit të kontratës ndërmjet palëve u ra dakord që çmimi i shitjes së 100% të aksioneve të kësaj shoqërie të jetë 15 milion euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›