Gjermania te mbeshtese me shume Europen

Perspektivat e Gjermanisë për një rimëkëmbje ekonomike janë të mira por Berlini duhet të bëjë më shumë, duhet të shikojë përtej kufijëve të vet. Reformat që duhet të miratojë duhet të kenë si qëllim një balancim të diferencave që karakterizojnë vendet e ndryshme të Eurozonës për mbështetjen e daljes nga kriza të të gjithë kontinentit. Kjo do të jetë edhe në të mirën e vet Gjermanisë. Është ky mesazhi i lancuar nga FMN në përpjekje për të cuar Europën sa më parë të jetë e mundshme jashtë krizës. Në Gjermani janë të gjitha kushtet për një rimëkëmbje të drejtuara nga kërkesa e brendshme. Por përkeqësimi i krizës në Greqi, Spanjë, Portugali dhe Irlandë mund të kthehen në pasoja negative për sistemin ekonomik gjerman, përmes kanaleve ekonomike dhe financiare, thuhet në raportin e FMN. Gjermania duhet dhe mund të bëjë më shumë për të nxitur reformat strukturore që kanë përfshirë eurozonën ka sugjeruar instituti i Uashingtonit duke shtuar se edhe Berlini duhet të miratojë një seri reformash. Për vite të tëra bumi gjerman ka gjetur mbështetjen e eksporteve duke e kthyer ekonominë të varur nga konsumi në ato vende të cilat tashmë gjenden në vështirësi. Këto diferenca dhe balancimet në të gjithë Eurozonën mund të reduktohen përmes një serie rregullimesh në sistemin ekonomik gjerman, vijon raporti i FMN-së. Më tej thuhet se Berlini duhet të artikulojë më në detaj vizionin e përbashkët të Eurozonës i ndryshuar nga kriza që ka goditur monedhën unike në vitet e fundit. Në fund FMN këshillon se edhe bankat gjermane mund të jenë në rrezik. Është shumë i rëndësishëm garantimi se rreziqet e lidhura në aktivitetin global të bankave të mëdha të kuptohen, studiohen dhe përballohen përfundon raporti i FMN mbi Gjermaninë.