E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet deri ne gusht amnistia fiskale epr pasurite e paluajtshme

Komisioni parlamentar i Ekonomsë vendosi shtyrjen e faljes fiskale deri në fund të muajit gusht të këtij viti. Duke bërë një analizë të procesit të legalizimeve, që nga aplikimi i ligjit të amnistisë, zëvendës ministri i Financave Alfred Rrushaj ka evidentuar interesin e madh të individëve për të rivlerësuar pasuritë e tyre. Sipas zëvendës ministrit, vetëm në muajin mars të këtij viti ka pasur një katërfishim të kërkesave dhe është pikërisht ky qëllimi i shtyrjes së afatit deri në gusht.
Por përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë kanë shprehur kritika rreth ligjit të faljes fiskale dhe procesit të legalizimit. Sipas anëtarit të PS në komision z. Arben Malaj, qëllimi i këtij ligji për qeverinë ka qenë përfitimi financiar.
Por kreu i Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho e ka kundërshtuar këtë afirmim të z. Malaj duke thënë se qëllimi kryesor ka qenë interesi i qytetarëve dhe jo përfitimi financiar.
Një tjetër çështje shumë e diskutuar në komision ishte edhe ligji i akcizës mbi birrën. Sipas opozitës vendosja e garancive mbi prodhimin e birrës nuk është korrekte dhe rrit koston e biznesit. Ndërkohë që sipas Zv.ministrit Rrushaj akciza që paguajnë prodhuesit e birrës është ulur ndjeshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›