Ar dhe diamante në rrugët e New Yorkut

Raffi Stepanian në Queensland çdo ditë gjen kaq shumë thesare të fshehura në qendër të Big Apple, sa ka arritur të bëjë një biznes të tij.
Raffi çdo ditë “skanon” trotuaret e New Yorkut, në kërkim të gjurmëve të arit, diamanteve, rubinit dhe gurëve të tjerë të çmuar.
Veglat e tij janë: një thikë e mprehtë, një pincë, pak ujë dhe një enë.
Në sajë të këtyre mjeteve dhe i armatosur me një durim të pafund, Raffi gërmon për çdo gram ari dhe gurësh të çmuar që më pas i pastron.
Ai thotë se në rrugët e Nju Jorkut, sidomos ato në afërsi të rrugës 47, janë të veshura me ar dhe diamante, vetëm se askush nuk i vë re.
Një herë ai ka mbledhur të gjithë baltën e depozituar në të çarat e trotuareve, për të marrë pluhur ari. E gjithë kjo mund të duket e pabesueshme, por pak nga pak sasia e arit garanton rrogën mujore të tij.
Gjithashtu në rrugë ai has shpesh diamante të vogla, që kontribuojnë në ngritjen e fondeve të muajit.
Në vetëm gjashtë ditë, kërkuesi ka shitur për 819 dollarë vlerën e arit të gjetur në rrugë.