E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me rekord të ri në not

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 16:30

Edhe pse me një vit më shumë mbi supe, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duket ende në formë të mirë.

Kreu i qeverisë ka sfiduar sërish veten në plazhin e Dhërmiut, duke thyer rekordin e vendosur nga vetë ai, një vit më parë për qëndrimin sa më gjatë në ujë duke notuar.

Kryeministri Berisha ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e tij, si dhe me nipërit dhe mbesat.

Në garën e kthyer tashmë në traditë me veten, Berisha notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të një viti më parë.

Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, më konkretisht në orën 13.12 minuta.

Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›