E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtyn aplikimin e Shqipërisë

 

Shtetet e BE-së nuk bien në konsensus për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim. Këshilli i Ministrave të Jashtëm nuk ra dakord dje me iniciativën e ministrit të Jashtëm italian. Franko Fratini për të konsideruar si çështje teknike kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim. Pengesa kryesore zyrtarisht mbetet Bundestagu gjerman ç’ka shtyn sërish pranimin e aplikimit të Shqipërisë nga BE. Ndryshe nga Presidenca suedeze, Holanda vendi që mbështeste qëndrimin e Gjermanisë për të shtyrë diskutimin e kandidaturës së Shqipërisë, vlerëson së anëtarësimi i vendit në BE është çështje politike. “Aplikimi duhet të pranohet nga Këshilli dhe më pas i nënshtrohet procedurës teknike nga Komisioni. Vonesa për shqyrtimin vjen nga fakti se kemi një qeveri të re dhe parlamentarët gjermane nuk janë ulur ende në karriget e tyre. Ndërkohë nisur nga çështja e Traktatit të Lisbonës, tashmë kemi një procedurë të re pune në disa vende për të konsultuar më shumë Parlamentin siç është rasti dhe në vendin tim, ne nuk patëm zgjedhje, por Gjermania sapo i kaloi ato, pra nuk është çështje politike, por tërësisht teknike”, deklaroi ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt. Ndryshe nga Presidenca suedeze, Holanda, vendi që mbështeste qëndrimin e Gjermanisë për të shtyrë diskutimin e kandidaturës së Shqipërisë, vlerëson se anëtarësimi i vendit në BE është çështje politike. “Ne morëm raportin e ODIHR-it për zgjedhjet dhe megjithëse pati parregullsi, shumica e kritereve u përmbushën, për këtë arsye do të biem dakord që të kërkojmë opinionin e Komisionit mbi kërkesën e Shqipërisë. Por, s’mund të them se kjo çështje nuk është politike, në pozicionin tim si ministër e politikan është të mohosh veten”, tha kryediplomati holandez, Maxime Verhagen. Për rrjedhojë nuk ka qëndrim të përbashkët unanim të Këshillit të BE-se çfarë është e domosdoshme për t’i përcjellë aplikimin e Shqipërisë, Komisionit. “Nuk ka ende unanimitet për këtë. Disa vende mendojnë se nuk është vetëm teknike, por dhe politike kjo çështje, duke argumentuar se vetë Shqipëria insiston për rëndësinë e dhënies së mandatit ndaj Komisionit. Tetori nuk rezulton muaj i suksesshëm për unanimitetin megjithëse pati presione, por presidenca na la të kuptohet se kjo gjë mund të arrihej gjatë muajit nëntor”, thekson ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar. Ministri i Jashtëm francez, Kushner i pyetur për aplikimin e Shqipërisë, tregoi se i kishte thënë mikut të tij gjerman, Frank Walter Steinmeier, se nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në Komision është gjest normal e teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›