Greqi, mbyten 5 fëmijë e 3 gra, refugjatë afganë
Tetë refugjatë afganë, pesë të mitur dhe tre gra, u mbytën në ujërat greke në përpjekje për të arritur ilegalisht në këtë vend nga Turqia.Ngjarja ka ngridhur në verilindje të Detit Egje të martën kur varka që po i transportonte për në Greqi u përplas në një dalje shkëmbore dhe u mbyt. Tetë emigrantët e paligjshëm nga Afganistani u mbytën kur barka u rrëzua në Kepin Korakas afër ishullit Lesbos. Sipas rojës bregdetare greke, në barkën që u mbyt udhëtonin 17 emigrantë ilegalë afganë dhe një turk, i cili besohet se ishte drejtuesi i varkës që ishte nisur nga brigjet turke. “Ne arritëm të shpëtonim 10 të mbijetuar, pjesa më e madhe e të cilëve ishin meshkuj”, tha për ‘New York Times’ Niki Talagozi, zyrtar në Ministrinë e Marinës në Greqi. “Vetëm një i mitur nga ata që kishin qenë në varkë ka mbijetuar”, shtoi ai. Burri turk që u gjet nga autoritetet greke pranë varkës, është ndaluar nga policia dhe autoritetet në Lesbos po hetojnë nëse ai ishte pjesë e trafikimit njerëzor klandestin që sillte emigrantë nga Turqia. Ndërsa në vendet e Lindjes është rritur numri i njerëzve që ikin nga tokat e shkatërruara nga lufta në Irak, Afganistan etj., trafikantët e njerëzve kanë përdorur gjithnjë e më shumë rrugën bregdetare në jugperëndim të Turqisë drejt disa ishujve lindor grek, si një hyrje në Evropë. Ndërsa në vendet e tjera të Evropës ka pasur rënie në emigracionin e paligjshëm, fluksi i emigrantëve pa dokumente në Greqi është rritur në mënyrë dramatike. Sipas autoriteteve greke, vetëm vitin e kaluar në Greqi janë arrestuar më shumë se 146.000 persona pasi kishin hyrë ilegalisht në këtë vend, një shifër kjo rreth tri herë më shumë se vitet e mëparshme. Pasi kapeshin, emigrantëve të paligjshëm iu merreshin shenjat e gishtave dhe mbaheshin në qendrat e paraburgimit. Por tani qeveria Papandreu ka urdhëruar lirimin e tyre me kusht largimin nga vendi brenda 30 ditësh. Zyrtarët në Lesbos thanë dje se ata ishin duke i kushtuar vëmendje të veçantë 10 afganëve që i kishin mbijetuar fundosjes. “Ata janë të gjitha në shok”, është shprehur Jorgo Karamalis, një zyrtar i lartë komunal, përgjegjës për refugjatët. “Ne po i mbajmë në një hotel në Mytilene, dhe më pas ata do të lirohet, pasi të jenë marrë një vendim nëse ata do të mbeten këtu apo do të lëvizen për të kryer veprime dhe kërkesa për azil politik”, shtoi ai. Greqia i jep azil politik në vetëm një pjesë të vogël të refugjatëve të paligjshëm. Vitin e kaluar, për shembull, më pak se 1 për qind e atyre që aplikuan marrë azil.