E Hënë, 2 Nëntor 2026

BE, shumë vende duan ratifikimin

08/06/2005  Polonia do të mbajë një referendum për Kushtetutën Evropiane, pavarësisht nga zhvillimet e fundit negative në disa nga vendet anëtare të BE-se. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm polak, Rotfeld, sipas të cilit referendumi do të mbahet më 9 tetor, në të njëjten ditë me zgjedhjet presidenciale. Greqia këmbëngul në domosdoshmërinë e vazhdimit të procedurës së ratifikimit të traktatit kushtetues evropian, bëri të ditur Ministria e Jashtme pas vendimit britanik për të pezulluar referendumin e parashikuar për dokumentin e përbashkët. Bullgaria dhe Rumania shprehën, në një deklaratë të ministrave të tyre të Jashtëm dëshirën për vazhdimin e procesit të ratifikimit të Kushtetutës Evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›