KESH, çmim 50 për qind më të ulët për bujqësinë
08/06/2005 KESH ka premtuar se do të shikojë të gjitha mundësitë për të ulur deri në 50 për qind çmimin për fermerët dhe industrinë e agrobiznesit. Këshilli i Agrobiznesit ka marrë viston nga KESH-i se do të shikohet mundësia e faturimit të çmimit të energjisë me skonto deri në 48 për qind për të gjitha subjektet që operojnë në sektorin e ujitjes, kullimit dhe hidrovoret. ”Specialistët po shohin mundësinë që brenda këtij viti sektorët e ujitjes, kullimit dhe hidrovorët, të përfitojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike deri në 48%“, ka bërë të ditur Këshilli i Agrobiznesit. Aktualisht, fermerët për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore paguajnë 10 lekë për kv/orë, shifër kjo relativisht e lartë, që ndikon në rritjen e kostos për prodhimet e tyre. Me faturimet e reja pritet që energjia të paguhet në 5.2–6 lekë për orë, duke shkurtuar në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për fermerët në sektorin e bujqësisë.
Vendimi i KESH-it për të reduktuar çmimin e energjisë për pajisjet mekanike në sektorin e bujqësisë, vjen pas vendimit të qeverisë për heqjen e akcizës së naftës për fermerët. Dhënia e naftës pa akcizë është komentuar si një hap pozitiv në zhvilimin e mekanikës bujqësore, por dhe interesit që do të ketë fermeri për të përdorur teknologji të zhvilluar në prodhimin bujqësor. Vendimi për t’i akorduar fermerëve naftë pa akcizë, erdhi në një moment ku çmimi i naftës synonte të kalonte 100 lekëshin. Duke iu referuar të dhënave, në harkun kohor të një viti, çmimi i naftës në vend është rritur me 40 lekë. Në mars të 2004-ës, çmimi i një litri nafte në treg ishte 60 lekë. Një vit më pas, çmimi i tregut është vendosur në vlerën e 100 lekëve, duke kërcënuar madje për një rritje të mëtejshme të tij. Këtë vlerë çmimi i naftës e vendosi për disa ditë në tetor të 2004-ës, për t’u ulur më pas në dhjetor, deri në nivelin e 85 lekëve për litër. Kështu, duket se krizë tjetër po kërcënon jo vetëm sektorin e naftës, por dhe gjithë industritë që varen prej saj. E gjitha kjo ka patur impaktin e vet në ekonomi, por nisur nga fakti se bujqësia sjell rreth 40 për qind të GDP-së, duket se mbi këtë sektor jep dhe efektin më të rëndë.