E Hënë, 2 Nëntor 2026

Paraplegjikët kërkojnë ndihmë tek Malaj

08/06/2005  Qeveria është gati të miratojë vendimin për financimin e projekteve që u vijnë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar. Ministri i Financave e ka ruajtur lajmin e mirë për Shoqatën Kombëtare të Tetraplegjikëve dhe Paraplegjikëve, dhe ka shfrytëzuar një takim me ta për ta bërë të njohur në shtyp. Varfëria dhe pamundësia për të patur një jetë në kufijtë e normalitetit, ka bërë që Shoqata Kombëtare e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve t’i drejtohet për ndihmë ministrit të Financave. Anëtarët e shoqatës kanë qenë të qartë në kërkesat e tyre dhe i kanë kërkuar ministrit të Financave t’i ndihmojë me projekte, ku ata të ndihen jo vetëm të punësuar, por dhe të paguar. Nga ana e tij, ministri i Financave, Arben Malaj, i ka siguruar anëtarët e kësaj shoqate se ndihma e shtresave sociale në nevojë, veçanërisht e kategorive shoqërore të tilla si tretraplegjikët dhe paraplegjikët, është një prioritet në programin e qeverisë.

Ndërkaq kur firmosin për të parë pensionin e invalidit, paraplegjikëve nuk u duket se janë në qendër të vëmendjes së qeverisë. Të ardhurat minimale në nivelin e 7 mijë lekëve në muaj, janë të pamjaftueshme për këtë kategori, që përveçse duhet të jetojë, ka nevojë edhe të mjekohet çdo muaj. Kosto e lartë e jetesës së tyre nuk përfshihet në pensionin e invaliditetit, që duket se akoma nuk ka përfituar as indeksim nga qeveria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›