Shqipëria, i vetmi vend pa ZIP kod

08/06/2005 Kosova ka merituar ZIP kodin pas pesë vjetësh shërbim postar, Shqipëria nuk e ka akoma
Në rast se të qëllon të mbushësh një formular në internet apo ke nevojë për një shërbim postar jashtë shtetit, gjithmonë vihesh në vështirësi kur duhet të tregosh ZIP kodin e vendit tënd. Shqiptarët vazhdojnë të lenë bosh pikën ku kërkohet ZIP kodi, madje një pjesë e madhe e tyre nuk e dinë se çfarë kuptimi ka kjo fjalë. Shërbimi postar shqiptar pas 15 vjetësh akoma nuk ka mundur t’i mbushë mendjen Unionit Postar Botëror për të caktuar një ZIP kod. Kodi pesë apo gjashtë shifror përmban të emetuar të gjitha të dhënat mbi vendin, shtetin, qytetin apo dhe rajonin nga vjen një individ, i cili e përdor së bashku me të gjitha të dhënat e tjera. Ndërsa shqiptarët japin e marrin për të plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme të kërkuara nga Unioni Postar Botëror, kosovarët edhe pse kanë themeluar vetëm pesë vite më parë postën e tyre, kanë arritur të caktojnë dhe kodin e tyre postar. Kështu, Unioni Postar i ka caktuar shërbimit postar kosovar ZIP kodin e vet, duke demonstruar se plotësimi i kritereve është themelor në përcaktimin e kodit, që dallon vendin tënd nga të tjerët. Kështu, duket se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka mbetur pa kodin e vet postar dhe nuk ka shifrat identifikuese të nevojshme jo vetëm për postën, por dhe për marrëdhëniet e tjera tregtare që mund të kryhen nëpërmjet internetit.
Duket se Posta Shqiptare vazhdon të ”dënohet” me mungesën e një ZIP kodi për faj të mungesës totale të adresarëve. Rreth 800 rrugë në kryeqytet nuk kanë emra dhe një pjesë e mirë e adresave i referohen ndërtimeve të njohura për të përcaktuar saktë vendndodhjen. Kaosi total në përcaktimin e adresave është një nga shkaqet për të cilat Unioni Postar nuk i ka caktuar akoma Shqipërisë një ZIP kod. Jo vetëm kaq, por një kuti poste në Shqipëri mund ta gjesh vetëm pranë zyrave të shërbimit postar, në një kohë kur është e detyrueshme të gjendet në çdo bllok pallati apo qendër biznesi.