Trump deklarohet kunder Obames
Manjati amerikan dhe një mbështetës i madh i republikanëve, Donald Tramp. Deklaron se ka gati materiale që mund të dëmtojnë seriozisht fushatën e presidentit amerikan Barak Obama. Tramp e ka marrë shumë seriozisht fushatën kundër demokratëve duke hedhur në Tuiter cdo informacion të mundshëm kundër presidentit Obama. Duke u nisur që nga teoria sipas së cilës Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në Kenia. Fakt që duhej të kishte kompromentuar dhe fitoren e tij në vitin 2008. Por informacioni i radhës për të cilën Tramp nuk ka dhënë ende asnjë detaj, sipas të përditshmes amerikane Deili Meil ka të bëjë me bashkëshorten e tij Mishel. Milioneri amerikan do që të hedhe poshtë imazhin e një familjeje të lumtur, ku Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, janë gjithnjë të dashuruar, të përqafuar dhe nuk humbasin asnjë rast për të festuar përvjetoret. Trump mund të ketë disa dokumente, sipas të cilave të dy kanë filluar praktikat për tu divorcuar në një periudhë që nuk është përcaktuar ende. Gjithësesi elektorati amerikan ëshët në pritje të fakteve, edhe pse sipas analistëve vështirë se një gjë e tillë do të ndikojë shumë në votën e tyre, pavarësisht nëse do të vërtetohet apo jo.