E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budapest perkujtohet revolucioni anti sovjetik

Budapesti është ndarë në dy pjesë në ditën përkujtimore të revoltave anti sovjetike. Kjo ka bërë që opinioni publik në Hungari të jetë edhë më i polarizuar. Dëshmi e kësaj kanë qenë edhe dy manifestime të mëdha, që janë mbajtur në kryeqytetin e vendit. Opozita ka qenë e udhëhequr nga ish kryeministri i vendit, Gordon Bajnai, i cili mund të jetë dhe kandidati i opozitës për zgejdhjet politike të vitit 2014. Me mijëra manifestues nga ana tjetër janë grumbulluar në mbështetje të qeverisë së kryeministrit konservator Viktor Orban. Edhe ata kanë festuar 56 vjetorin e revoltës popullore kundër shtypjes nga tanket e ish bashkimit sovjetik. Forcat e policisë kanë blinduar Budapestin për të evituar cdo kontakt ndërmjet manifestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›