E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri qe tremb mbreterine belge

Libri “Cështjet Mbretërore” në gjuhën franceze dhe hollandeze pritet të shkaktojë shumë polemika në Belgjikë. Libri i gazetarit Frederik Deborsu është një rrëfim i dobësive dhe sekreteve të familjes mbretërore belge. Një libër që trajton të kaluarën e Mbretit Albert, Mbretëreshës Paola dhe princit Filip. “Në Belgjikë në vitin 2014 do të mbahen zgjedhjet legjislative dhe rajonale që pqrfaqësojnë një sprovë të fortë dhe vendi do të ketë nevojë për një monarki të fortë dhe ndoshta do të jetë rasti që kjo monarki të mendojë seriozisht për njerëzit e saj,” është shprehur autori. Një libër ky që vjen në një moment shumë të vështirë për vendin, i kërcënuar më shumë se kurrë në unitetit e tij kombëtar duke pasur parasysh suksesin e flamingëve të pavarur. “Nëse zhduket familja mbretërore, atëherë do të zhduket dhe Belgjika. Mendoj se pikërisht një gjë e tillë po ndodh, po përpiqen të nxjerrin jashtë loje familjen mbretërore, për të bërë të njëjtën gjë me vendin, thotë një rezident. Duke filluar që nga tradhtitë e rinisë së mbretit dhe mbretëreshës, e deri tek dyshimet e mbretit Albert i Dytë për mbajtjen e Fronit, deri në hipotezat për prirjet homoseksuale të princit Filip. Libri që tani është kritikuar për shumë dëshmi anonime dhe informacione jo gjithnjë të verifikueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›