E Diel, 1 Nëntor 2026

BE tryezë për imunitetin KLD, Spahiu: Të hiqet po nxit rëndë korrupsionin

TIRANE-Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu ka vlerësuar sot imunitetin që gëzojnë politikanët dhe gjyqtarët si një pengësë kushtetuese dhe në zbatimin e parimeve.

Në një tryezë të sotme të organizuar nga Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian për imunitetin e politikanëve, Spahiu u shpreh se imuniteti ka shkaktuar pabarazi dhe se kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht. Sipas Spahiut, pabarazia ka nxitur rëndë korrupsionin. Duke u ndalur tek gjyqtarët e veshur me korrupsion, nënkryetari i KLD tha se heqja e imunitetit tek kjo kategori është cështje e ditës, pasi kontrollet dhe inspektimet në Gjykata nuk kanë dhënë rezultat.
"Imuniteti ka shkaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe duke i shndërruar politikanët dhe gjyqtarët në një pjesë të privilegjuar dhe të paprekshme nga ligji. Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht pasi ajo ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor” theksoi Spahiu.

Sipas tij heqja e imunitetit duhet të nisë pikërisht nga sistemi i drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›