E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga kati i dytë, vdes 70-vjeçari

PUKË Një i moshuar është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm, në njërin nga trotuaret në qendër të qytetit të Pukës. Patrulla e Përgjithshme e Policisë, rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm, ishte duke kryer patrullimin e radhës, teksa ka parë trupin e pajetë të të moshuarit. Isuf Kopani, rreth të 70-ve, mësohet të ketë qenë vetëm në familje gjatë natës së kaluar, ndërkohë që nuk dihen shkaqet që e çuan në vendimin ekstrem, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe pista e ndonjë pakujdesie të mundshme. 70-vjeçari mësohet të ketë rënë nga kati i dytë i njërit nga pallatet në qendër të qytetit, ndërkohë që ekspertiza policore ka konstatuar edhe plagë e fraktura, të cilat janë shkaktuar nga rënia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›