E Diel, 1 Nëntor 2026

BE vlerëson progresin e qeverisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe Reformën Zgjedhore

Publikohet në Bruksel raporti për integrimin e vendeve të rajonit në Evropë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar të gjithë performacën qeverisëse por edhe rezultatet që qeveria shqiptare ka arritur në realizimin e disa kushteve si, realizimi i reformave të mëdha, favorizim të klimës së biznesit gjithashtu një zbatim i mirë i marrëveshjes së ndërmjetme. Një tjetër kusht që duhet zbatuar është zhvillimi i zgjedhjeve të lira.

TIRANE – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian përshëndetën progresin e arritur nga Shqipëria për sa i përket një sërë standardet të kërkuara, mes të cilave reformat elektorale, përmirësimit në klimën e biznesit dhe qeverisjes së vendit.
Në raportin për integrimin e vendeve të rajonit në Evropë publikuar dje, Brukseli nënvizon gjithashtu se respektimi i shtetit ligjor, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pjesë e përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Në raport kërkohet forcimi i kapaciteti administrativ, si një sektor që kërkon reforma të menjëhershme dhe të vendosura. Ky raport inkurajon Shqipërinë që të garantojë zgjedhje të drejta të lira në vitin 2009 si dhe të ndjekë rolin e saj konstruktiv për stabilitetin rajonal.
Këshilli i Ministrave inkurajon Shqipërinë që të luajë një rol pozitiv dhe ndërtues në stabilitetin e rajonit. Bashkimi Evropian thekson në raport se është shumë e rëndësishme që në Shqipëri të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009. Në raport jepen gjithashtu hapat dhe reformat që janë bërë dhe duhet të ndërmerren në shtetin më të ri të botës, Kosovë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se në Kosovë është bërë përparim në disa fusha, siç është miratimi i shumë ligjeve, por vërejtën se në Kosovë “duhet të forcohen institucionet e shtetit juridik dhe mbrojtja e pakicave”.
Në Kosovë duhet të "forcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të përmirësohen kushtet e jetesës”, thuhet në konkluzionet nga takimi në Bruksel. Këshilli i ministrave ka ritheksuar se “Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, për një perspektivë të qartë evropiane të rajonit.
Në strategjinë e zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian më 5 nëntor ndër sfidat kryesore të Shqipërisë për kalimin në fazën tjetër të integrimit në atë të statusit kandidat komisioneri Olli Rehn theksoi zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të jenë të lira, të drejta dhe të pakontestueshme. Ministrat e Jashtëm të Bllokut theksojnë se çdo vend vlerësohet mbi meritat personale dhe tek procesi i arritur mes vendeve anëtare për politikën e zgjerimit çka duhet mbi angazhimet e marra, kushteve të njëjta rigoroze dhe kapacitetin e BE-së, për t’i ndihmuar anëtarët e rinj.
Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm i kalojnë Samitit të Krerëve të Qeverive dhe Shteteve anëtare në 12 dhe 13 dhjetor për të fundit herë nën drejtimin e Presidencës Franceze.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›