Sondazh për korrupsionin: Pronat, problem i madh
ZMQ zhvilloi një sondazh per korrupsionin në 5 qytete të vendit ku anketuan mbi 1300 persona. Rezultoi se shumica e te anketuarve kanë zgjedhur si problem kryesore të jetës së tyre, cështjen e pazgjidhur të pronave
TIRANE-Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve publikoi sot sondazhin kundër korrupsionit në ditën nderkombetare ndaj këtij fenomeni. Sondazhi kishte si temë perceptimin e korrupsionit nga qytetarët shqiptarë dhe reagimin tyre lidhur me këtë fenomen. Në sondazhin e zhvilluar në 5 qytete të vendit ku anketuan mbi 1300 persona, rezultoi se shqiptarët e kanë të paqartë rolin e politikës në luftën antikorrupsion. Madje edhe sektorët që janë vlerësuar edhe në raportet ndërkombëtare si më të korruptuarat, sic janë doganat, qytetarët shqiptarë e vërtetojnë këtë fakt. Sondazhi tregoi se shqiptarët kanë besim të ulët tek doganat, Agjencia e pronave dhe përmbarimi. Përvec reagimit qytetar lidhur me besimin, është testuar edhe perceptimi i korrupsionit. Rezultoi se ndër 1300 të anketuar shumica prej tyre kanë zgjedhur si probleme kryesore të jetës së tyre, cështjen e pazgjidhur të pronave, papunësinë në rritje dhe korrupsioni.Të pyetur se kush ka qënë faktori kryesor ne luftën antikorrupsion, qytetarët kanë përzgjedhur median. Sipas tyre, mediat janë të vetmit që e luftojnë korrupsionin, ndërkohë që janë lënë pas politikanët. Të anketuarit nuk e kuptojnë rolin e politikës në luftën antikorrupsion, por e kanë të qartë se moszbatimimi ligjit është bërë pengesa kryesore në luftën anti korrupsion.
Për cështjet që sjellin korrupsionin 17% e të anektuarve kërkuan transparencë nga qeveria lidhur me fenomenin disa vjecar në Shqipëri kurse 38% u shprehen se efekti jepet vetëm përmes reagimit qytetar.
(d.b/BalkanWeb)