“BE, vlerëson reformat e qeverisë shqiptare”
Autori i Lajmit: red.
Ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, deklaroi, gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, garantoi se Greqia do të ratifikojë gjatë javës që vjen Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ajo tha se "të gjitha vendet e Bashkimit Evropian vlerësojnë maksimalisht atë që qeveria shqiptare ka bërë dhe po bën për të reformuar dhe ndryshuar vendin, si dhe për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO dhe BE". Berisha priti në një takim ministren e Jashtme të Greqisë, e cila po zhvillon një vizitë njëditore në vendin tonë, në cilësinë e Kryetares së Presidencës së Radhës së OSBE-së. Duke u ndalur te zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Bakojanis shprehu sigurinë e saj se qeveria shqiptare do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo mori garancinë e Kryeministrit për "angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme". Kreu i Qeverisë shqiptare i kërkoi gjithashtu Kryetares së Presidencës së Radhës së OSBE-së që të influencojë për të sjellë në Shqipëri sa më shumë vëzhgues. Ligji i lustracionit ishte një tjetër temë e rëndësishme e bisedimeve, ku kryeministri Berisha garantoi se "ky ligj do të zbatohet në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut. Qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht në rast se ekspertë çek të ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij", - tha Berisha. Duke u shprehur dakord që të kërkohet ndihma e një grupi ekspertësh, ministrja Bakojanis theksoi se "lustracioni, si një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me moralin e shoqërisë, gjen mirëkuptim nga të gjithë". Më tej, dy personalitetet vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me investimet greke në Shqipëri, Kryeministri siguroi se ato kanë përkrahjen e plotë të qeverisë shqiptare. Bakojanis informoi Kryeministrin se qeveria greke është shumë e interesuar të nxisë investimet greke në Shqipëri dhe në këtë kontekst, ajo tha se "programi i ndihmës ekonomike greke do të financojë, përmes një granti, të gjitha rrugët rurale që lidhin rrugën Konispol - Sarandë me komunat përreth".
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009