Nënshkruhet marrëveshja për varrezat greke
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen "Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-greke të vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin e Republikës së Shqipërisë". Burime të brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke, u nënshkrua në Tiranë nga zv.ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Zana Xhuka, dhe zv.ministri i Mbrojtjes Kombëtare Greke, Kostantinos Tasulas. Kjo marrëveshje konsiston “Mbi bashkëpunimin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-greke të vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Zv.ministri grek i Mbrojtjes ndodhet në Tiranë për një vizitë njëditore. Më parë ai pati një takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Gjatë takimit, Oketa vlerësoi faktin që shteti grek ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit, si dhe vullnetin e mirë për përfundimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Më pak se dy muaj na ndajnë nga Samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Kroacia presin të jenë anëtarë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, dhe jam i bindur se edhe ato pak vende që janë në proces e sipër për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit do të përfundojnë procedurat e tyre në kohë”, - tha Oketa. Nga të dyja palët u vlerësua bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë në të gjitha nivelet, sidomos në fushën ushtarake. Ministri Oketa e vuri theksin në angazhimin e FA Shqiptare për përmbushjen e objektivave dhe standardeve të NATO-s.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009