E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet nuk shpëtojnë Ramën e Berishën

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas sondazhit të “Zogby”, publikuar në media, sipas të cilit, LSI renditet vetëm si forcë e katërt. “Unë mund t ju them se panik-sondazhet e porositura nga Rama dhe nga Berisha, jo vetëm që nuk frenojnë dot rrjedhjen e elektoratit të tyre, të zhgënjyer nga mashtrimet e tyre, nga keqqeverisja e të dyve, por njëkohësisht nuk i shpëtojnë dot ata nga një ndëshkim i jashtëzakonshëm, që i pret më 28 Qershor lidershipet e këtyre dy forcave politike të vjetra, që kujtojnë se mund të mbajnë elektoratin me sondazhe të manipuluara. Ora e ndryshimit po troket dhe ne mezi po e presim 28 Qershorin, që të gjithë shqiptarët ta prekin ndryshimin”, - tha dje, Meta lidhur me këtë çështje. Ndërsa numri dy i LSI-së, Dritan Prifti, u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik të mos bëhen palë për interesa të tilla manipulative. “Varfëria e tejskajshme që ka pllakosur vendin është sondazhi më i mirë për qeverisjen e Berishës, kurse korrupsioni bashkiak dhe imoraliteti politik i Edi Ramës është sondazhi më i mirë për politikën e tij”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›