E Diel, 1 Nëntor 2026

“BE vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë”

 

Bashkimi Evropian vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2008. Qëndrimi i Unionit u bë i ditur pak ditë më parë gjatë takimit të zhvilluar në Bruksel të nënkomitetit BE- Shqipëri, strukturë e re e ngritur me hyrjen në fuqi të MSA-së. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth çështjeve ekonomike dhe financiare (ECOFIN) si dhe të Tregut të  Brendshëm, me fokus angazhimet e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA, si dhe rekomandimeve të Progres Raportit Vjetor të Komisionit për Shqipërinë (2008). “Përfaqësuesit e palës komunitare deklaruan se ishin pozitivisht të befasuar mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2008, ruajtjen e këtij ritmi zhvillimi, ecurinë në sektorin e privatizimit si dhe përmirësimin e dukshëm të klimës së biznesit, krahasuar kjo dhe me vendet e tjera të rajonit. Ata mirëpritën treguesit e kësaj rritjeje ekonomike ndaj së cilës kishin treguar skepticizëm, nisur nga kriza e thellë ekonomike që ka mbërthyer Evropën dhe më gjerë”, tha dje zëdhënësja e Ministrisë së Integrimit, Alida Beqiraj. Dy nënkomitetet e para ishin ai i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe i Tregut të Brendshëm e konkurrencës. Në këtë nënkomitet, pala shqiptare kryesohej nga zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ndërsa ajo komunitare nga Drejtori i Drejtorisë për Çështjet ekonomiko-financiare pranë KE-së, Christoph Pavret de la Rocmefordiere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›