E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kryebashkiaku Basha do te ndertoje pallatin e drejtesise

Viti 2012 eshte cilesuar nga Kryeministri Sali Berisha si viti me i mbare per Shqiperine ku do te investohet ne shume projekte te rendesishme. Pas Kuvendit te ri Kryeministri Berisha ka paraqitur diten e djeshme edhe projektin me te madh per sistemin e drejtesise pallatin e drejtesise. Duke folur ne Komitetin e Planifikimit te Strategjive ku paraqiti nje pakete projektesh Kryeministri Berisha tha se pallati i ri i drejtesise do te ndertohet si pjese e bulevardit te ri te kryeqytetit i cili gjithashtu do te dyfishohet sipas projektit te kryebashkiakut Lulzim Basha. Tirana eshte qyteti qe ka nje nga bulevardet me te bukura ne Evrope. Nje nga ndertesat e reja buze bulevardit do te jete pallati i drejtesise i konceptuar si nje kompleks ndertesash ku do te perfshihet Gjykata e Larte Gjykata e Tiranes Prokuroria Gjykata Kushtetuese - ka theksuar Kryeministri Berisha. Komiteti i Planifikimit te Strategjive miratoi paketen prej 83 milione eurosh te akorduar nga Komisioni Evropian per financimin e nje sere projektesh me synim vazhdimesine e reformave zhvillimin e infrastruktures dhe ndertimin e konsolidimin e institucioneve ne vend. Kreu i qeverise theksoi nder te tjera se investime te cilat do te perfshihen ne kete pakete jane sistemi i kanalizimeve te Vlores by pass-i i Rrogozhines qe shmang trafikun dhe do te jete nje nga nyjet me te rendesishme. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se nje mbeshtetje e madhe do ti jepet edhe shoqerise civile e cila sipas tij ka nje rol te pazevendesueshem ne konsolidimin e demokracise. Nje mbeshtetje e madhe do te jete per shoqerine civile dhe eshte evidente perpjekja e qeverise qe ne kete kohe krize te thelle te mund te mobilizoje fonde per shoqerine civile pasi roli i saj eshte i pazevendesueshem - tha nder te tjera kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›