BE–GAY-ti – pa viza!
Agim Neza
Këto ditë një miku im që ka fituar mandatin e deputetit të PS-së, me seriozitetin më të madh më pyeti: “Ku e gjeti Berisha të merret tani me homoseksualët? Më duket se Kryeministri avancoi më shumë se sa duhet, ai tha të miratojmë ligjin për martesat e homoseksualëve. A mos vallë mosmiratimi i ligjit për Gay-të është bërë pengesë që Komisioni Evropian të mos heqë vizat për shqiptarët?”. Këto pyetje u bënë indice për këtë shkrim. Në fakt, çështja e vizave është temë e ditës për çdo shqiptar. A ka lidhje shqetësimi i Kryeministrit për diskriminimin e homoseksualëve me çështjen e vizave? Kjo mbetet për t’u vërtetuar në të ardhmen. Gjer tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar që ndonjë anëtar i Komisionit Evropian t’ia ketë kërkuar ndonjë diplomati shqiptar martesën e homoseksualëve?!
Kemi informacion zyrtar se Maqedonia dhe Serbia kanë miratuar kohë më parë ligjin për homoseksualët. Dimë gjithashtu se vetëm katër vende në Evropë lejojnë me ligj martesën e homoseksualëve.
Kemi gjithashtu, informacion zyrtar se Vendimi i Komisionit Evropian ka hequr regjimin e vizave për disa vende të Ballkanit Perëndimor siç janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi. Pra, dy nga këto vende, përkatësisht Serbia dhe Maqedonia kanë miratuar ligjin për Gay-të!!.
Argumenti se Serbia dhe Maqedonia lëvizin pa viza pas miratimit të ligjit, ndoshta ka ndikuar që kohët e fundit “Çështja GAY” të trajtohet me seriozitet. Kjo ndoshta edhe për faktin se pas vendimit të Komisionit Evropian, ku Shqipëria, Kosova dhe Bosnja (vende myslimane) nuk u përfshin në heqjen e vizave, hipotezat kanë qenë nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe argumentin se individ të veçantë në BE kanë ndikuar në “politikën antimyslimane”, që nënkupton se vende si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja kanë shumicën e popullsisë myslimane. Nga ana tjetër asnjë vend arab, pra asnjë vend mysliman nuk ka miratuar apo të ketë një ligj për mbrojtjen e homoseksualëve! Pra, Bashkimi Evropian në kuadër të respektimit të së drejtave të njeriut do t’i interesonte që Shqipëria, një vend kryesisht mysliman nëse do të miratonte ligjin për martesat e homoseksualëve, do të kishte një garanci më shumë që shqiptarët të lëvizin pa viza. Kjo do të ishte një risi e re për një vend mysliman! Gjithashtu, përfaqësuesi i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës z, Tomas Hanarberg thekson: “Në Shqipëri homoseksualët trajtohen shumë keq, dhunohen fizikisht dhe nga shumica trajtohen si të sëmurë”. Këtë fakt e përforcon edhe deklarata e Kryetares së Grupit të së Drejtave të Njeriut znj. Elsa Ballauri, ku thotë për gazetën “Panorama” se: “Kemi pasur bashkëpunim me ekspertë të Komisionit Evropian për këtë ligj.” Kjo nënkupton se ekspertët e Komisionit Evropian duhet të kenë mbetur të pakënaqur, duke qenë se Qeveria shqiptare nuk ka miratuar një ligj të tillë.
Pse mbetet varianti “Gay”, si argumenti më i ndjeshëm për disa përfaqësues të BE-së për të mos iu hequr vizat shqiptarëve?
Pavarësisht se ç‘thotë nga ana diplomatike Kryeministri Berisha, faktet janë kokëfortë që të bindin se nuk mund të ketë plotësuar më shumë standarde Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi se sa Shqipëria.
Elokuenca e Kryeministri Berisha është më shumë një gjuhë diplomatike se sa argumentuese. Kjo edhe për faktin se ne nuk kemi parti vërtet të djathta, apo parti radikale që të trajtojnë padrejtësitë që mund t’i bëhen shqiptarëve. Këtë e bëjnë më shumë dhe më mirë analistët se sa politikanët shqiptarë. Kjo nënkupton që një krah “sulmon” ashpër një organizëm ndërkombëtar, qoftë kjo edhe BE-ja për një çështje të rëndësishme, siç mund të jetë çështja e vizave dhe Kryeministri apo ministri i Jashtëm balancon tonet duke synuar që shqiptarët të marrin të paktën atë që e marrin fqinjët e tij.
Kryeministri thotë: “…Predispozita është reale nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së; se ti nuk eksporton krim, por siguri…”
Unë pyes Kryeministrin: A eksporton Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia më shumë siguri se Shqipëria? – Natyrisht, Jo.
Kryeministri thotë: “…Se me lëvizjen e lirë të qytetarëve të tu nuk cenon sigurinë e qytetarëve të këtyre vendeve…”
Unë pyes Kryeministrin: A cenojmë ne më shumë se serbët, malazezët, maqedonasit sigurinë e qytetarëve të këtyre vendeve? – Natyrisht, Jo.
Gjithashtu nuk rezulton që Serbia, Mali i Zi, Maqedonia që të kontrollojnë dhe luftojnë krimin më me vendosmëri se Qeveria shqiptare. Pra sipas mendimit tim, “predispozita nuk është reale nga Komisioni Evropian” për Shqipërinë.
Natyrisht, këto nuk janë pyetjet që Kryeministri mund t’i bëjë BE-së, por diplomacia shqiptare e ka komoditetin për të përcjellë, qoftë në mënyrë diplomatike, qoftë shoqërore, argumentet e saj se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të mbeten një ishull i izoluar në Ballkanin Perëndimor. Madje, diplomacia jonë e ka edhe më të lehtë për t’i bindur “komisionet serioze” nga Komisioni Evropian, në veçanti kur i ka “mysafir” në Shqipëri.
Kjo lehtësohet edhe më shumë kur personalitete të rëndësishme të politikës evropiane siç është ministri i Jashtëm italian Fratini të japë një mbështetje të hapur, madje ai të krijon përshtypjen se Ai ka më shumë qejfmbetje ndaj BE-së se sa vetë ne shqiptarët kur thotë: “Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk duhet të mbetet i mbyllur në sirtarët e disa burokratëve në Bruksel. Shqipërisë duhet t’i pranohet kërkesa e saj për vend kandidat për anëtar e BE-së”, ose kur ministri i Jashtëm Fratini thotë në lidhje me heqjen e vizave: “Ballkani Perëndimor të integrohet pa vonesë në BE. Heqja e vizave forcon marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik mes rajonit dhe vendeve të BE-së”.
Gjithashtu ndihmesë tjetër për Shqipërinë është deklarata e ministrit të Jashtëm Suedez Karld Bildt, vendi që ka Presidencën e radhës së BE-së, i cili theksoi para disa ditësh: “BE rrezikon të humbasë besueshmërinë e tij dhe të ndikojë në paqëndrueshmërinë politike në Ballkan, në rast se nuk afron anëtarësimin e vendeve të rajonit”. Një tjetër mbështetje e fortë për Shqipërinë vjen nga Austria nëpërmjet Ministrit të Jashtëm M. Spirdelegger, i cili theksoi se: “Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t’u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Shqipërisë dhe Kroacisë”. Interesante është se këto personalitete të rëndësishme kritikojnë qëndrimin e BE-së në lidhje me qëndrimin ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve, ndërsa ne duket se e shpallim veten “fajtor” pa qenë nevoja duke thënë se: “Komisioni Evropian ka disa arsye që nuk na i heq vizat, por do na i heqë më vonë, sapo të plotësojmë disa kërkesa të tyre?!”
Argumente të tjerë pse shqiptarët duhet të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.
Fakti më bindës është se ne sot jemi anëtarë të NATO-s. Bashkimi Evropian e di shumë mirë se për të qenë anëtar i NATO-s nuk është thjeshtë se je një vend i gatshëm të dërgosh forca ushtarake ku ka zona të nxehta, por do të thotë të plotësosh disa standarde të një vendi demokratik, që kanë të bëjnë zhvillimin e demokracisë në një vend, me respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit, etj. Me njohuritë që kam unë, NATO nuk ka lidhje me respektimin e të drejtave të homoseksualëve!
Gjithashtu, si gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor Serbia, Maqedonia, Mali i Zi ka problemet e saj si në luftën kundër korrupsionit, po ashtu edhe në luftën kundër krimit, apo trafiqeve, që rrugëtojnë nga këto vende për të hyrë në Shqipëri. Pra, burimi nuk është Shqipëria. Ajo që nuk mund të tolerohej nga BE është fakti se Serbia nuk ka dorëzuar akoma kriminelin R. Mlladiç.
Fatkeqësisht me këtë vendim (jo heqje të regjimit të vizave për shqiptarët) disa burokratë të BE-së duket se janë kundër idesë për të integruar gjithë rajonin në bllok si pjesë e BE. Kjo do të komplikojë integrimin.
Argument tjetër është se ata shqiptarë që kanë synuar për të ikur në Perëndim, në një mënyrë apo një tjetër ia kanë arritur qëllimit. Sot kemi rreth 500,000 shqiptarët në Itali, rreth 520.000 shqiptarë në Greqi, më shumë se 100,000 shqiptarë në shtete të tjera të Evropës dhe një numër i konsiderueshëm në Amerikë, Kanada, etj. Sa shqiptarë do të kërkojnë të jetojnë në vendete e BE-së? Padyshim një numër shumë i vogël, në krahasim me ata që kanë ikur gjatë këtyre viteve. Kam bindjen se do të ketë më shumë serbë, malazezë dhe maqedonas që do dëshirojnë të qëndrojnë në vendete BE sesa shqiptarë. Nga ana tjetër, vonesa për të hequr regjimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të shtojë fluksin e trafikut të vizave apo falsifikimit të pasaportave në “ndihmë” të atyre pak individëve, që do të dëshironin të lëviznin në vendet e BE-së. Pikërisht, bazuar në këto argumente, duket se ligji për homoseksualët është bërë pengesë për lëvizjen e lirë të shqiptarëve?! Ndoshta me miratimin e ligjit të homoseksualëve, Shqipëria do të marrë sinjalet e para pozitive për heqjen e vizave! Në veçanti pasi kanë dëgjuar Kryeministrin se ligji do të përfshinte edhe “martesën e homoseksualëve”, gjë që nuk e ka kërkuar as Grupi i të Drejtave të Njeriut, që ka projektuar këtë ligj në bashkëpunim më ekspertët e Komisionit Evropian?! Pas kësaj, sipas BE-së ne nuk do të jemi qytetarë të dorës së dytë, por do të kemi të drejtë të lëvizim lirshëm në vendet e BE!
Ndoshta edhe Kryeministri Berisha, duke qenë nga krahina e ime, ku e kemi të vështirë ta përmendim fjalën “homoseksual”, “martesë homoseksuale” etj., duhet të ketë pasur “një hall” të madh që e miratoi këtë ligj në Qeveri (nëse e ka miratuar) dhe do ta dërgojë në Parlament. Natyrisht, mendoj se miku im deputet e ka kuptuar se trajtimi i kësaj çështje nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe situatën në PS! Për herë të parë në karrierën e tij politike, Kryeministrit Berisha do t’i shtohen tri kundërshtarë të fortë, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman! Me sa duket ky qenka “fati ynë”: Rruga për në BE kalon nëpërmjet homoseksualëve. Don Zoti që BE nuk kërkon që kryetarët e Partive më të mëdha të jenë Gay, apo të kërkojnë që Presidenti të jetë Gay?! Nëse kërkohet edhe kjo, atëherë do të bëhet realitet thënia e një miku tim ish-ambasador se: “Kur Shqipëria të behet për të hyrë në BE, vetë BE-ja do të shpërbëhet!”
Nëse vërtet do lëvizim pa viza, se nuk do të kritikohemi më nga organizmat ndërkombëtare për diskriminim apo keqtrajtim të homoseksualëve, atëherë të gjithë shqiptarët do të thërrasin: - “Të rrojnë Gay-të!”, – “Të rrojnë lesbiket!”, - Të na rrojë BE-ja.