BEI, 30 milionë euro për baypass-in e Fierit
Banka Evropiane për Investim do të financojë me një kredi 35 milionë euro ndërtimin e bypass-it të Fierit. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe zv.presidenti i BEI, Dario Scannapieco.
Bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit Veri Jug, për të cilin disa sektorë janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër. Projekti i referohet ndërtimit të një bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km, dhe është parashikuar të zbatohet për një periudhë tre-vjeçare.
Kosto totale e parashikuar për realizimin e këtij projekti është rreth 81.2 milion EUR. Ai realizohet si bashkëfinancim i BEI dhe BERZH me nga një kredi prej 35 milionë euro secila, Kooperacionit Italian me një grant prej 1.8 milionë euro dhe qeverisë shqiptare me një kontribut prej 9.4 milionë euro. /F.S/