E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Hosni Mubarak në gjendje kome

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, është në gjendje kome. Gjendja shëndetësore e Mubarakut është përkeqësuar ditët e fundit dhe mjekët janë përpjekur dy herë për ta zgjuar nga koma. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare dhe nga ministria e Brendshme egjiptiane.

Zemra e ish-presidentit Mubarak është ndalur dy herë mëngjesin e sotëm dhe stafi ka përdorur defibrilatorin për ta rikthyer në jetë. Pacienti ka humbur dhe rifituar disa herë vetëdijen, ndërsa refuzon sistematikisht ushqimin, thonë mjekët për CNN.

Gjendja e ish-diktatorit egjiptian u përkeqësua akoma më tej pas vendimit për burgim të përjetshëm dhe urdhrin e vuajtjes së dënimit në një burg në periferi të Kajros.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Mubarak po rëndohet me kalimin e kohës dhe burime pranë autoriteteve flasin për mundësinë e transferimit në një spital në Kajro. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›